E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Komision bipartizan për reformat

Partia Socialiste kërkon komision bipartizan për reformën zgjedhore, duke lajmëruar edhe një draft me propozime konkrete për maxhorancën. Vetëm pak minuta pas takimit me ministrat e BE-së, kryetari i opozitës, Rama deklaroi se do të ofrojë propozime konkrete, ndërkohë që vuri si kusht miratimin e ligjeve të plota, që i shërbejnë integrimit dhe jo arnimeve të ligjeve për t`i hedhur hi, syve të Brukselit.
 

“Në mbledhjen e kësaj jave të kryetarëve të grupeve parlamentare, grupi ynë do të depozitojë draftin e përgatitur të ndryshimeve, që janë kusht për të futur parlamentin në binarët e funksionimit të jetës parlamentare. Deputetët duhet të japin mendimin e tyre përara publikimit të tij në ditët në vijim. Nëse kërkohet vota jonë, atë do e japim vetëm me një platformë të qartë, kombëtare dhe transparente në fushën e drejtësië dhe sigurisë”, nënvizoi kreu socialist.
 

Rama i kërkoi deputetëve të japin propozimet e tyre konkrete, ndërkohë që mandatoi Vasilika Hysin dhe Damian Gjiknurin për të ndjekur të gjitha procedurat për reformën zgjedhore. Rama prezantoi edhe strategjinë e grupit socialist në seancën parlamentare ku kanë kërkuar interpelancë për procedurat minerare me ministrin e Ekonomisë dhe Energjitikës.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›