Ministrat e BE-së në Tiranë: Pakt kombëtar për integrimin

Bashkimi Europian me dy zëra të rëndësishëm si ministrat e jashtëm të Italisë e Greqisë, ka kërkuar sot bashkëpunim kombëtar mes politikës shqiptare, si e vetmja rrugë për integrimin e vendit. Pas takimeve me krerët më të lartë të politikës e shtetit, ministri italian Frattini e ai grek Lambinidis kanë përcjellë mesazhe të qarta për politikën shqiptare dhe kanë lënë madje edhe detyra shtëpie konkrete.
“Ne përfaqësojmë Bashkimin Europian dhe mesazhi që dërgojmë është se ka ardhur koha për një bashkim kombëtar drejt rrugës suaj të integrimit europian. Tani që Parlamenti ka riflluar punën e vet me një rrugë konstruktive, vëmendja e politikave shqiptare duhet të jetë në 12 kriteret e Bashkimit Europian. Disa nga këto kanë të bëjnë me reformën zgjedhore, me të drejtat e njeriut, të drejtat e minoriteteve, me transparencën, me luftën kundër krimit të organizuar dhe funskionimin e duhur të Parlamenttit”, u shpreh ministri i jashtëm grek.
Sipas ministrave Frattini e Lambrinidsi përgjigja pozitive për marrjen e statusit të kandidatit për në BE kalon nëpërmjet tre hapave konkretë. "Ne nuk mund t`ju japim garanci se çdo të ketë në raportin e KE-së, që do të dalë në shtator apo tetor. Çdo gjë do të varet nga ato arritje konkrete. Kam përmendur deri më tashti tre gjëra; përsa i përket Avokatit të Popullit, rifillimi i funksionimit të parlamentit dhe takimet e reja të Komisionit Parlament për çështje të integrimit evropian", shtoi Frattini.
Ministrat e vlerësuan si të dëmshme kohën e humbur nga ngërçi poltik, por u shprerhën optimist se ka ende kohë për të korrigjuar diçka në rrugën e integrimit të vendit. Frattini e Lambrinidis u treguan të kujdesshëm të mos jepnin afate kohore për këtë, por si garanci të vetme dhanë gjykimin pozitiv të çdo reforme të marrë nga vendi ynë.