Shpërthen vullkani në Kili me spektakël dhe evakuime
Shpërthimi i vullkanit Cordon Caulle në Kili është shoqëruar me pamje mahnitëse por edhe me avkuime të banorëve përreth.
Qielli që ngjyroset me të kuqe dhe të kaltër ka qënë një pamje mahnitëse pas shpërthimit të vullkanit Puyehue, afër Osorno, në jug të Kilit.
Shpërthimi i vullkanit, që ka ardhur pas një rizgjimi prej 50 vjetësh, ka prodhuar një kolonë gasi të lartë 10 kilometra dhe disa orë më pas u verifikua gjithashtu një aktivitet i fortë sizmik.
Ndërkohë që nga zona janë evokuar rreth 3500 persona, për shkak të hirit vullkanik që mbulonte të gjithë qytetin.
Vullkani Cordon Caulle është i famshëm për shpërthimin pas tërmetit të vitit 1960 të Valdivias në Kili, më i madhi i regjistruar ndonjëherë në histori.