E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Korrupsion ne energjitike

Në tryezën e radhës të Programit për një Rilindje Shqiptare, që kishte në fokus energjinë, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama tha se sektori energjetik po shkon drejt rrënimit për shkak të politikave të mbrapshta të qeverisë dhe privatizimeve korruptive

"Eshtë një model klientelist që pengon konkurencën, i cili pengon transparencën dhe efiçencën dhe sot qeveria i ka shtrirë monopolet dhe shfrytëzimin e pasurive natyrore duke vënë një të mirë publike në shërbim të një pakice sipërmarrësit klientelist të qeverisë të lidhur me interesat politike dhe financiare të një grupi në qeveri që kontrollon këtë fushë", tha Rama.

Sipas Rames të gjitha kostot e këtij korrupsioni kanë rënë mbi qytetarët.

"Sot energjia elektrike është 65 % më ë shtrenjtë se viti 2003, nafta 3 herë më e shtrenjtë, dhe këtu nuk ka keqkuptim”, tha  Rama.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›