E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Kosova, endrra e deshmoreve

Rozeta Rapushi
Opozita shqiptare nuk kish si te mbetej pas ne urimet e njohjen e shpalljes se pavaresise se Kosoves. Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama pak kohe pas shpalljes perfundimtare te Kosoves, u shpreh se fjalet e para pershendetese ne diten historike i meritojne ata qe luftuan per pavaresine e nuk e arriten dot. "Martiret, deshmoret dhe patriotet qe ia kushtuan jeten e tyre endrres se lirise e te pavaresise se Kosoves, meritojne sot peruljen e thelle te te gjitheve ne qe kemi fatin te jetojme ne diten e realizimit te kesaj endrre", tha Rama. Kreu selise roze shprehu mirenjohjen ndaj Shteteve te Bashkuara te Amerikes per mbeshtetjen si dhe nderkombetaret, pa te cilet sipas tij pavaresia nuk do te ishte nje enderr e realizuar. "Eshte dita e nje triumfi mbi te shkuaren e dhimbshme ballkanike jo mbi Serbine, tek e cila ne te gjithe shohim fqinjin dhe partnerin e domosdoshem ne rrugen e nje zhvillimi rajonal ne interes te te gjithe popujve te Ballkanit", vecoi Rama.
Pandeli Majko u shpreh se festa e djeshme eshte nje kthim pas ne vitin 1912, nje feste e lene per gjysme. Njeri pas tjetrit, kreret e partive te majta politike pershendeten pavaresine dhe diten historike. Kryetari i LSI-se Ilir Meta u shpreh se me ne fund u vendos ne vend e drejta e mohuar padrejtesisht per nje komb te tere. "Eshte nje dite historike nje enderr te realizuar per te gjithe shqiptaret, qe vjen pas sakrificave te martireve te kombit shqiptar, e sidomos atyre te Kosoves, duke filluar nga Isa Boletini e deri tek Adem Jashari", tha Meta. Po keshtu, edhe kreu i PSD-se Skender Gjinushi vuri ne dukje se me ne funt me pavaresine e Kosoves u vu ne vend nje padrejtesi historike. Sipas tij, per te gjithe shqiptaret krijohet mundesia te jene te barabarte ne europen e bashkuar. "Respekt, vleresim e mirenjohje per te gjithe ata qe kane ndihmuar dhe kontribuar per kete dite, si ne historine e larget, ashtu dhe ne historine e re. Mirenjohje dhe vleresim te vecante shpreh per ata qe sakrifikuan edhe jeten", - tha Gjinushi.
Pavaresia u pershendet edhe nga anetaret e majte ne komisionin parlamentar te politikes se jashtme si Arta Dade e Kastriot Islami. Pas urimeve te bera, Dade u shpreh se nese do te kete reaksione negative nga forcat ekstreme ne Serbi, do te kete edhe kunderpergjigje. "Mesazhet e ardhura nga Koshtunica, per mos firmosje te pavaresise, nuk perbejne asnje problem per ne, pasi ate tashme e ka firmosur e gjithe bota", u shpreh Dade. Ndersa Islami theksoi se Kosova e pavarur, ne kufijte e saj, e pandare dhe integrale, do te filloje ndertimin e shoqerise moderne evropiane, te familjes ku uniteti bazohet ne bashkejetesen e identiteteve, pra te shoqerise ku bashkejetesa multietnike qendron ne themel te stabilitetit e te zhvillimit.
Thane
Edi Rama
"Martiret, deshmoret dhe patriotet qe ia kushtuan jeten e tyre endrres se lirise e te pavaresise se Kosoves, meritojne sot peruljen e thelle te te gjitheve ne qe kemi fatin te jetojme ne diten e realizimit te kesaj endrre. Eshte dita e nje triumfi mbi te shkuaren e dhimbshme ballkanike jo mbi Serbine, tek e cila ne te gjithe shohim fqinjin dhe partnerin e domosdoshem ne rrugen e nje zhvillimi rajonal ne interes te te gjithe popujve te Ballkanit".
Pandeli Majko
"Ne te gjithe sebashku beme detyren. Kur mendon se ne cfare grope donin te na hidhnin, se si donin te na zhebenin Kosoven. Mendoj qe sot kjo feste eshte nje kthim mbrapa ne fakt, ne vitin 1912, eshte nje feste e lene pergjysme. Jane disa krushq te ngrire qe tani u shkrine. Une nuk isha kryeminister i nje vendi mikprites, isha nje Kryeminister i vendit te tyre dhe ata po vinin ne diten e tyre me te keqe dhe tonen me te keqe, po vinin tek vendi i tyre".
Kastriot Islami
"Kosova e pavarur, eshte nje ngjarje historike e shekullit per kosovaret, shqiptaret dhe rajonin. Kosova e pavarur, ne kufijte e saj, e pandare dhe integrale, do te filloje ndertimin e shoqerise moderne evropiane, te familjes ku uniteti bazohet ne bashkejetesen e identiteteve, pra te shoqerise ku bashkejetesa multietnike qendron ne themel te stabilitetit e te zhvillimit. Shteti i ri do t'i sjelle me shume stabilitet e siguri rajonit"
Arta Dade
"Tashme Kosova eshte nje shtet jo vetem i kosovareve, por edhe i pakicave serbe, te cilat jetojne atje. Me zhvillimet e fundit, ndoshta do te kemi nje reaksion negativ nga ana e forcave ekstremiste ne Serbi, por si cdo reagim do te kemi edhe kunder-reagimin tone, do te kemi nje levizje pro europiane. Mesazhet e ardhura nga Koshtunica, per mos firmosje te pavaresise, nuk perbejne asnje problem per ne, pasi ate tashme e ka firmosur e gjithe bota"
Skender Gjinushi
"Me shpalljen e pavaresise se Kosoves, rivendoset e zgjidhet nje padrejtesi historike dhe per te gjithe shqiptaret krijohet mundesia te jene te barabarte ne Europen e Bashkuar. Respekt, vleresim e mirenjohje per te gjithe ata qe kane ndihmuar dhe kontribuar per kete dite, si ne historine e larget, ashtu dhe ne historine e re. Mirenjohje dhe vleresim te vecante shpreh per ata qe sakrifikuan edhe jeten".
Ilir Meta
"Shpallja e pavaresise meriton kete gezim legjitim, jo vetem per shqiptaret e Kosoves, por per te gjithe shqiptaret kudo ne bote. Pas nje shekulli, rivendoset nje e drejte qe eshte mohuar dhe cenuar padrejtesisht per nje komb te tere. Eshte nje dite historike nje enderr te realizuar per te gjithe shqiptaret, qe vjen pas sakrificave te martireve te kombit shqiptar, e sidomos atyre te Kosoves, duke filluar nga Isa Boletini e deri tek Adem Jashari".
Ftesa
Kryetari i PS-se njekohesisht i Bashkise se Tiranes Edi Rama, ftoi dje te gjithe shqiptaret kudo qe jane te bashkohen ne festimet per Kosoven e lire e te pavarur. Pas pershendetjes per pavaresine, Rama ftoi qe shqiptaret te ndjekin festimet ne ekranin e madh te vendosur ne Sheshin "Skenderbej", ku tingujt e festes se pavaresise do te deshmojne fillimin e nje kohe te re per te gjithe.
Reagimet
Opozita bashkohet ne deklaratat per shpalljen e pavaresise se Kosoves. Kreret e partive te majta politike ne vend pershendeten dje nje nga nje diten historike, duke theksuar se e drejta u vendos. Nje pershendetje e vecante ju la rolit te nderkombetareve dhe ne menyre te vecante Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›