E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush jane arkitektet kryesore te pavaresise

IBRAHIM RUGOVA:
I lindur me 2 dhjetor 1944 ne Cerce (veriperendim i Kosoves) dhe vdekur ne 2006 ne moshen 61-vjecare nga nje kancer ne mushkeri, Ibrahim Rugova kishte si ambicie te vetme cuarjen e krahines drejt pavaresise. I diplomuar ne Sorbone, shkrimtar i njohur, ai themeloi ne 1989 Lidhjen Demokratike te Kosoves (LDK) qe i bojkotoi te gjitha zgjedhjet e organizuara nga Beogradi dhe ngriti institucione paralele (shkolla, sistem shendetesor dhe taksash per shumicen shqiptare te Kosoves). Ai u menjanua disi gjate konfliktit (1998-1999) mes forcave serbe dhe atyre te Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UCK) , por e rifitoi popullaritetin pas mberritjes ne Kosove te nje misioni te OKB-se dhe NATO-s. Ai eshte zgjedhur dy here president perpara se te vdiste nga nje kancer i mushkerive ne janar 2006. Me nje shall qe se hiqte kurre nga qafa, Rugova ishte per shqiptaret e Kosoves "Babai i Kombit".
ADEM DEMACI:
I mbiquajtur "Mandela i Kosoves", Adem Demaci, 72 vjec luftoi per pavaresine e vendit qe ne epoken komuniste. Ai kaloi 28 vjet ne burg per idete e tij separatiste. I burgosur deri ne 1990, ai shkroi gjate kesaj periudhe shume vepra mbi pavaresine e Kosoves. "Serbia e humbi te drejten morale per te drejtuar Kosoven", tha ai. Ai pranoi gjate luftes te behej shefi politik i UCK-se dhe Komitetit per te Drejtat e Njeriut ne Kosove. Ai ishte kunder politikes se "rezistences pasive" te mbrojtur nga Rugova, dhe eshte shprehur se "shqiptaret nuk mund te pranojne nje status kolonial", brenda Serbise.
HASHIM THACI:
I mbiquajtur "Gjarpri" gjate luftes se 1998-1999, per shkak se arrinte t'u dredhonte shume mire forcave serbe qe e kerkonin, kryeministri i Kosoves, 39 vjec ka dale nga radhet e UCK-se. I lindur ne prill 1968 ne fshatin Brocna, ne Drenice (qender e Kosoves), djep i separatizmit shqiptar, ai mori pjese ne rezistencen pasive kuder Beogradit ne fillim te viteve '90. I bindur se kjo nuk do te jepte asnje rezultat, ai themeloi UCK-ne me disa komandante te tjere te ardhshem te rezistences. I denuar ne mungese me 22 vjet burg per terrorizem nga nje gjykate serbe, ai u strehua ne Zvicer, ku perfundoi studimet per shkenca politike. Ne konferencen e Rambujese me 1999 ai u konfirmua, edhe me mbeshtetjen e delegacionit amerikan, si shefi i negociatoreve shqiptare. Hashim Thaci u be kryeminister ne janar 2008.
RAMUSH HARADINAJ:
Ish-kryeminister i Kosoves, Ramush Haradinaj, 39 vjec, i paditur ne mars 2005 per krime lufte nga drejtesia nderkombetare, eshte nje ish-komandant i UCK-se, te cilin shqiptaret e Kosoves e konsiderojne si hero. I lindur ne Glodjane, prane Decanit (perendim), me 3 korrik 1968, ai mori pjese ne 1989 ne manifestimet kunder regjimit te Beogradit, perpara se te emigronte ne Zvicer dhe te angazhohej ne Legjionin e huaj francez. Pas kthimit ne Kosove ne 1997, ai organizoi nje grup per te sulmuar policine serbe. Beogradi e akuzon njesine e tij "Shqiponjat e zeza" se ka torturuar dhe vrare dhjetera civile serbe. Ne dhjetor 2004, ai u zgjodh kryeminister, por u padit ne mars 2005 nga Gjykata Penale Nderkombetare. Ai dha doreheqjen atehere per te shkuar ne Hage, ku vazhdon procesi i tij.
FATMIR SEJDIU: Presidenti i Kosoves, ishte bashkepunetor dhe aleat besnik i paraardhesit te tij, Ibrahim Rugova. Sejdiu, 56 vjec, ka mbeshtetur rezistencen paqesore te Rugoves perballe regjimit autoritar te Sllobodan Milloshevicit. Ai ishte ne 1991 njeriu kryesor qe organizoi referendumin per pavaresine, qe nuk u njoh kurre nga Beogradi. Gjate viteve te rezistences pasive, ai ishte organizator i institucioneve paralele klandestine. I zgjedhur president ne 2006 pas vdekjes se Rugoves, Sejdiu qe pervec shqipes flet serbisht, frengjisht dhe anglisht, eshte doktor ne drejtesi dhe ka dhene kete disipline ne Universitetin e Prishtines.

Kush eshte Hashim Thaci, njeriu qe solli shpalljen e Pavaresise
Hashim Thaci, Kryeminister i Kosoves, eshte njeriu i cili dje solli publikisht dhe zyrtarisht per te gjithe shqiptaret dhe para gjithe botes, lajmin e mire se Kosova shpallet shtet i pavarur, Republike demokratike dhe e hapur ndaj te gjitha komuniteteve ekzistuese. Burri 39 vjecar qe fitoi zgjedhjet pak muaj me pare ne Kosove, eshte nje politikan i dale nga radhet e Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UCK). Thaci u shfaq ne skenen politike ne 1998 ne krye te UCK-se, qe luftonte kunder forcave serbe gjate luftes 1998-1999 dhe brenda te ciles njihej me nofken "Gjarpri", per shkak te aftesise se tij per t' u shpetuar forcave serbe qe ishin vene ne kerkim te tij.
Kryeministri eshte lindur me 24 prill 1968 ne fshatin Brocna te zones se Drenices (qender e Kosoves), djep i i perpjekjeve shqiptare per pavaresi dhe ka marre pjese ne rezistencen pasive ndaj autoriteteve te Beogradit qe ne fillim te viteve 1990. Por i bindur se politika e "rezistences pasive" e ish-presidentit te Kosoves, Ibrahim Rugova nuk do te jepte asnje rezultat, ai vendosi se bashku me disa komandante te tjere te ardhshem te rezistences se armatosur te krijonin UCK-ne, qe i forcoi radhet e saj ne 1997. Ne maj 1998, ajo kontrollonte nje te katerten e territorit te Kosoves. Thaci kishte marredhenie te ftohta me Rugoven, me te cilin nuk u takua asnjehere koke me koke.
I denuar ne mungese me 22 vjet burg per terrorizem nga nje gjykate serbe, vecanerisht per sulmin ne maj te 1993 kunder nje patrulle te policise serbe, ai u strehua ne Zvicer, ku perfundoi edhe studimet per shkenca politike. Hashim Thaci u shfaq ne skenen politike ne Konferencen e Paqes te Rambujese me 1999, ku me mbeshtetjen e SHBA-se u shfaq si shef i negociatoreve shqiptare. Autoritetet serbe qe e konsiderojne si "terrorist", refuzuan per nje kohe te gjate te komunikonin me te. Ne qershor te vitit 2003, ai u ndalua ne aeroportin e Budapestit per pak kohe mbi bazen e nje mandat-arresti nderkombetar te leshuar nga Beogradi, por u lirua menjehere pas nderhyrjes se misionit te OKB-se, UNMIK ne Kosove.
Gjate konfliktit te 1998-1999 ai zgjidhet kryeminister i qeverise se perkohshme te Kosoves. Gjate vendosjes se UNMIK-ut, ai u zgjodh anetar i Keshillit te perkohshem administrativ. Pas krijimit te PDK-se, Thaci, duke vazhduar luften e tij per nje Kosove te pavarur, beri shume here thirrje per dialog me Beogradin dhe eshte pro tolerances etnike.
Fitorja e partise se Thacit ne zgjedhjet e Kosoves erdhi ne momentin kur serbet dhe shqiptaret e Kosoves po negocionin per statusin perfundimtar te vendit, bisedime qe perfunduan pa asnje rezultat, dhe qe i hapen rruge shpalljes se njeanshme te pavaresise qe pritet sot.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›