E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nano: "Kosova e pavarur, paqe per Ballkanin"

Shpallja e pavaresise se Kosoves u pershendet dje dhe nga ish kryeministri socialist Fatos Nano. Pak minuta para castit historik, Nano vleresoi se shpallja e pavaresise se Kosoves eshte ngjarja qe do te paqesoje dhe rajonin e Ballkanit. "Shpallja e shtetit te ri te Kosoves i sherben politikes shqiptare kendej dhe andej, partneritetit te qendrueshem me kryeqendrat e Evropes demokratike, ku kemi mundur te ofrojme kaq prane Shqiperine me Evropen dhe te fusim tashme edhe Kosoven ne rrugen e mevetesise dhe integrimit", u shpreh Nano. Sipas tij, kjo dite shenon nje ngjarje qe do u sherbeje te gjitheve, jo vetem per te festuar por edhe per te permiresuar veshtrimin drejt reformave dhe per ta paqetuar perfundimisht edhe rajonin e Ballkanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›