Shteti i Kosoves, rezultat i luftes politiko-ushtarake
E diela e 17 shkurtit 2008, e gjeti Kosoven pa zaptues serbe, pa uniforma dhe cizme luftarake policore serbe. Gje qe tregon se Kosova tashme eshte e pavarur nga Serbia dhe pret tani vetem njohjen zyrtare nga shume shtete te botes, pas shpalljes se pavaresise, ngjarja e dyte e madhe si ajo ne Kuvendin historik te Vlores me 28 nentor 1912. Te dyja pavaresite jane rezultat i perpjekjeve shekullore te shqiptareve dhe e drejta e tyre e pamohueshme qe te kene shtetin e tyre. Pavaresia e Kosoves dallon nga ajo e Shqiperise sepse rrethanat jane te ndryshme. Shteti i Kosoves me i riu ne bote eshte rezultat i luftes politiko-ushtarake te shqiptareve, i ndihmuar ushtarakisht dhe politikisht nga aleatet tane SHBA dhe Bashkimi Evropian, vleresojne historianet. Brenda 96 viteve vazhdoi lufta e shume gjeneratave per jetesimin e endrres mbarekombetare per krijimin e shtetit te lire dhe te pavarur te Kosoves. Ne saje te luftes dhe sakrifices se popullit shqiptar dhe perkrahjes se fuqishme te aleateve tane me ne krye Shtetet e Bashkuara, endrra jone behet sot realitet. Me shpalljen e Pavaresise se Kosoves mbyllet periudha e erret e lufterave dhe gjakderdhjeve ne Ballkan dhe hapet kapitulli i ri i integrimit te rajonit ne strukturat euroatlantike.
DATAT KRYESORE TE HISTORISE SE KOSOVES
Kosova, qe shpalli dje pavaresine, ne nje fishe teknike qe publikoi dje agjencia shteterore e lajmeve te Frances AFP, pergjate historise se saj ka qene territor here nen kontrollin e shqiptareve here nen kontrollin e serbeve.
Shekulli XII-te
Pasi Kosova u detyrua te ishte pjese e perandorise serbe ne te mbreteroi dinastia e Nemanjiceve dhe u ndertuan manastire e kisha te shumta.
1389
Disfate e serbeve perballe Perandorise osmane ne betejen e Fushe-Kosoves. Fillon sundimi turk per disa shekuj, i cili prish ekuilibrin etnik ne favor te myslimaneve dhe shqiptareve.
1913
Serbia rimerr kontrollin e Kosoves pas lufterave ballkanike.
1946
Kosova behet pjese e Federates Jugosllave te komunistit Tito.
1987
Gjate nje vizite ne Kosove, Sllobodan Miloshevic pozicionohet ne mbrojtje te serbeve te Kosoves.
1989
Miloshevic rishikon kushtetuten serbe, kufizon gjeresisht autonomine e Kosoves.
1992
Ibrahim Rugova zgjidhet president i Kosoves, ben rezistence paqesore per te arritur ne shpalljen e pavaresise se Kosoves dhe krijon institucionet paralele.
1997
Formohet Ushtria Clirimtare e Kosoves (UCK), e cila organizon luften kunder forcave serbe.
1998 shkurt-mars
Forcat e Miloshevicit sulmojne UCK-ne. Ne luftime vriten me shume se 10 000 shqiptare.
Viti 1999
10 qershor - Beogradi, i detyruar nga goditjet e forcave te NATOS, terheq forcat e tij nga Kosova, e cila vihet nen protektoratin e OKB-se dhe te NATO-s.
11 qershor - Afro 200 000 serbe dhe banore te tjere jo shqiptare largohen nga Kosova.
Viti 2004
Mars - Kryengritje te medha antiserbe: 19 te vdekur dhe me shume se 900 te plagosur.
Viti 2005
Nentor - Parlamenti i Kosoves miraton rezoluten per krijimin e nje shteti te pavarur.
Dhjetor - I derguari i OKB-se Martti Ahtisaari, fillon nje mision per statusin perfundimtar te Kosoves.
Viti 2006
21 janar - Vdes Ibrahim Rugova. Fatmir Sejdiu e zevendeson.
20 shkurt - Fillojne ne Vjene negociatat per statusin e Kosoves mes serbeve dhe shqiptareve.
Viti 2007
26 janar - Ahtissari paraqet nje plan per pavaresine e Kosoves nen mbikeqyrjen nderkombetare.
26 mars - Amerikanet dhe evropianet mbeshtesin planin e Ahtissarit ne KS te OKB-se, ndersa Rusia duke mbeshtetur Serbine e kundershton.
20 korrik - Per shkak te mospranimit te ruseve, Grupi i Kontaktit (SHBA, Rusi, France, Britani e Madhe, Gjermani dhe Itali) ngarkojne nje treshe ( nje amerikan, nje rus dhe nje evropian) per te gjetur nje kompromis mes shqiptareve dhe serbeve.
10 dhjetor - Trojka konstaton deshtimin e negociatave.
Viti 2008
17 shkurt - Parlamenti i Kosoves shpall pavaresine.