Rama-Krasniqi Te synohet krijimi i nje sistemi legjislativ te perafert
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, takoi këtë mëngjes, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, teksa shoqërohej nga deputetët Mimi Kodheli dhe Namik Dokle.
Gjatë takimit, Rama diskutoi me Krasniqin mbi situatën politike në Shqipëri dhe Kosovë, mbi situatën në veri të Kosovës, ndërsa folën për situatën energjetike si dhe ranë në një mëndje, për politikat e gabuara që janë ndjekur deri më tani në lidhje me energjinë, në Shqipëri e Kosovë.
Legjislacioni në Kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës, ishte një tjetër temë e rëndësishme mbi të cilën u diskutua gjatë takimit.
Për Ramën si dhe për Krasniqin, duhet të synohet krijimi i një sistemi legjislativ i përafërt.
Edi Rama u shpreh dhe mbi sistemin arsimor.
"Më duket e pakuptimtë që nuk kemi një sistem arsimor të unifikuar mes të dy vendeve. Nëse gjenerata e shkuar ishte e formuar kur muri u shemb, gjenerata e sotme nuk ka arsye objektive të vuajë këtë hendek në sistemin arsimor".
"I takon Shqipërisë ta udhëheqë këtë proces, me një vetëdije dhe nxitje të dyanshme", u shpreh Edi Rama.
Kreu i Partisë Socialiste e siguroi kryetarin e Kuvendit të Kosovës për mbështetjen dhe gatishmërinë e plotë të opozitës shqiptare, sa i përket intensifikimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.