Rama: Krimi alarmant, policia mbron kontrabandën

Ai tha se opozita do të publikojë shifrat e rritjes drastike të kriminalitetit.
“Sot jetojmë në një vend që tronditet nga grabitjet dhe tritoli. Vret vetë shteti me armë zjarri dhe kryeministri i quan vrasësit heronj. Humbasin jetën njerëz të pafajshëm, mijëra vjedhje “të vogla” nuk regjistrohen fare nga policia që bën sikur merret me vrasje”, tha Rama në mbledhjen e grupit. Kreu i opozitës hodhi akuza të rënda në drejtim të drejtuesve të policisë, që sipas tij kontrollojnë rrugët e kontrabandës.
“Rrënjët e këtij kriminaliteti, që po tmerron njerëzit e zakonshëm janë të thella, janë tek politika e egër që ka të vetmin qellim pushtetin vetjak. Janë tek plagët e vjetra sociale, varfëria, papunësia e korrupsioni i kudondodhur, janë tek kultura e pandëshkueshmërisë, tek drejtësia kalbur dhe nështrimin ndaj parasë që përcakton fatin e proceseve gjyqësore. Janë tek mungesa e shtetit, të kthyer në funksion të pushtetit që vjedh votat për të sunduar Shqipërinë”, deklaroi Rama. Një tjetër shqetësim për Partinë Socialiste, ishin edhe shifrat e larta të papunësisë në vend.
Sipas Ramës, “rritja e forcave të punës dhe rënia e numrit të të punësuarve në 10 vjet është dramatik”. “Kryeministri nuk rresht me gënjeshtrat ndërsa ne themi se në Shqipëri ka 1 milion të papunë. Në tabelën e Bankës së Shqipërisë del qartë si drita e diellit se kush gënjen. Nëse gënjen BSH ka vetëm një gjasë, që papunësia është më e madhe, pasi Banka e ka humbur pavarësinë në funksion të propagandës”, deklaroi ai. /Start/
2012-02-07 13:10