E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Solidarizohemi dhe mbështesim të bllokuarit nga dëbora

Kryeministri Berisha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar dje u bëri thirrje të gjithë deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë të angazhohen për të ndihmuar të bllokuarit nga dëbora.

“Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim duam të tërheqim vëmendjen në veçanti ndaj banorëve të zonave të bllokuara nga dëbora. Kujtojmë se janë mbi 30 komuna të izoluara dhe se kjo situatë nuk do të zgjasë pak. Me këtë rast duam të njoftojmë ngritjen e komitetit ndër ministror për përballimin e kësaj situate”, tha Meta.

Më tej, kryetari i LSI-së tha se ky është momenti për të treguar të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen tonë me këta banorë. “Lëvizja Socialiste për Integrim do vazhdojë ta ndjekë me vëmendje këtë situatë pasi me të vërtetë po përballemi me një fatkeqësi natyrore.”

I pyetur nëse ndihma ndaj popullatës së bllokuar është detyrë e institucioneve shtetërore, Meta tha se “është detyrë e institucioneve shtetërore për ta përballuar këtë situatë të jashtëzakonshme por nuk mendoj se duhet vetëm angazhimi i institucioneve shtetërore. Mendoj se kërkohet angazhimi i të gjithëve. Në shohim që gjendja është e vështirë në të gjithë Evropën dhe për ta përballuar këtë situatë të paprecedentë duhet të angazhohemi të gjithë”.

Ndërsa lidhur me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, Ilir Meta tha se “i kam kërkuar Kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli, të bëhem pjesë e Komisionit për Integrimin e vendit në familjen e madhe Evropiane. Ku është projekti më i rëndësishëm i Shqipërisë”./Start/

                                                                                             2012-02-07 12:57
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›