Rama: Krimi e qeveria po bëjnë kërdinë
TIRANE- Pak orë pas vrasjes së ndodhur dje në Tiranë, kreu i Partisë Socialiste ka reaguar nëpëmjet rrjetit social Twitter, në faqen e tij zyrtare në internet edirama.al.
“Grabitje me vjedhje në argjendari? E pa ndodhur në Shqipëri ku krimi po bën kërdinë teksa qeveria s’ka nge, se ka kërdinë e saj për të bërë!"- shkruan kryesocialisti në faqen e tij zyrtare ne internet, ku hedh komentet thuajse për çdo zhvillim brenda vendit por dhe ato në arenën ndërkombëtare.
Editorailet dhe komentet përmes rrjeteve sociale Rama i cilëson të domosdoshme për të komunikuar me atë pjesë të publikut në kushtet, kur sipas tij komunikimi është i cunguar nga pasqyra mediatike.
(s.g/BalkanWeb)