Basha Tani nuk eshte koha me per fjale por eshte per vepra
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha mori pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të 247 studentëve të cilët mbaruan ciklin e masterit shkencor në Universitetin Politeknik të Tiranës.
Duke u shprehur se kjo është një ditë e veçantë për qytetin, Basha tha se Bashkia do të bëjë të mundur që studentët të kenë mundësi të zhvillohen dhe të ushtrojnë profesionin e tyre.
Kryetari i Bashkisë tha se 6 studentët më të mirë do të punësohen menjëherë në Bashkinë e Tiranës, ndërsa deri me 15 dhjetor do të krijohet mundësia që 20 studentë të tjerë të kryejnë stazhin pranë Bashkisë, duke u trajtuar me pagë.
Basha foli dhe për projekte të tjera të mëdha që ka Bashkia si krijimi i Parkut Teknologjik, që do t’u japë mundësi të gjithë inxhinierëve të rinj që të ushtrojnë njohuritë e tyre si dhe të kenë mundësi të zhvillohen.
Kryetari i Bashkisë i ftoi të diplomuarit, dhe me këtë rast, të gjithë studentët që të japin mendimin dhe idetë e tyre për planet e zhvillimit të Tiranës.
“Tani nuk është koha më për fjalë, por është koha për vepra, vepra në çdo drejtim, vepra në drejtimin e zhvillimeve të mëdha urbanistike, infrastrukturore që presin qytetin e Tiranës, në drejtimin e zhvillimit të kërkimit shkencor, por edhe të transferimit të teknologjisë në qytetin e Tiranës dhe në drejtim të punësimit të disa të diplomuarve në Universitetin Politeknik të Tiranës, ndaj pa u zgjatur, po e filloj me atë pjesë të premtimit që na takon ne si Bashki e Tiranës dhe personalisht mua si Kryebashkiak.
Gjashtë studentët më të mirë të gjashtë fakulteteve që sot marrin diplomë “master”, i pret një vend pune në Bashkinë e Tiranës. Brenda 15 dhjetorit, 20 studentët më të mirë të çdo Fakulteti i pret një vend stazhi me një pagesë minimale prej 100 mijë lekësh (të vjetra), por me një gjatësi 3-6 muaj në Bashkinë e Tiranës dhe në institucionet e varësisë dhe për të gjithë të sapodiplomuarit e tjerë që ndodhen sot në këtë sallë, ju jap fjalën se brenda 1 marsit të vitit të ardhshëm, do ngremë programin e stazheve, do të jetë I instaluar plotësisht dhe gjithsecili prej jush që zgjedh, dëshiron të kryejë stash pune 3-6 muaj në institucionet publike apo private.
Po kështu do të ketë një mbështetje financiare, simbolike prej 10 mijë lekësh të reja, nga Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me institucione të tjera që do i bashkangjiten programit tonë të stazhit.
Një urim të veçantë kam sot për 1/3 e të sapodiplomuarve që i përkasin Fakultetit të Teknologji-Informacionit.
Së bashku na pret një punë e madhe për të realizuar një ndër premtimet tona kryesore, Parkun Teknologjik, ku Bashkia e Tiranës do të bëjë të mundur që ju të nisni sipërmarrjen tuaj, për të vënë në jetë dijet që keni marrë dhe për t’i bërë ato sa më kompatibël me tregun e punës, ndërtim software, programesh, hardware, eksplorim të teknologjive më modern, bashkëpunim me kolegët tuaj kudo në Europë.
Të gjithë këtë mund ta bëni me një Park Teknologjik, i cili brenda vijës së verdhë të qytetit të Tiranës do ju ofrojë hapësirën fizike si dhe subvendione të mjaftueshme për të ndërtuar laboratorët tuaj dhe për të nisur punën tuaj, në formën e një kompanie të vogël apo të mesme, në bashkëpunim me njeri-tjetrin apo me sektorin privat, në mënyrë që ky thesar, që ju përfaqësoni sot, në formën e burimeve njerëzore, të shkolluar me standartin më të lartë në teknologjinë e informacionit, nesër të jetë një frut i lakmueshëm në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar.
Ndryshe nga programi i stazheve, kjo nuk mund të bëhet as brenda ditës, as brenda muajit, as brenda tre muajve të parë, por ju siguroj se ne kemi tashmë plane të mirëfillta dhe po punojmë ngushtë me qeverisjen qendrore si dhe homologët tanë në Europë, për të nisur nga puna dhe për ta bërë Parkun Teknologjik, një realitet të prekshëm, për këdo që kërkon të rrisë kompaninë e tij apo të saj, në fushën e teknologjisë së informacionit, të biotek-ut apo në fusha të tjera të kërkimit shkencor”, tha ai.
Duke përfunduar se “punësimi mbetet prioriteti kryesor i Bashkisë së Tiranës, punësimi mbetet problem dhe prioriteti kryesor për të”.
“Por unë mendoj se duke vënë në jetë premtimet dhe angazhimet e marra dhe duke e bërë këtë me bashkëpunimin tuaj, duke e bërë këtë së bashku dhe me konsultim, duke mësuar nga rruga që kemi nisur së bashku të eksplorojmë, nga ura që lidh botën akademike me atë të punësimit kemi dhe një garanci në këtë sukses, prandaj ju ftoj që të mos mbeteni indiferentë, por t’i bashkoheni përpjekjeve të Bashkisë së Tiranës, të jeni aktivë dhe të përfshirë në nismat që sapo shpalla, të kërkoni të përfshiheni si një e drejtë juaja dhe jo si një privilegj dhe ju premtoj se do të keni të gjithë angazhimin të gjithë veshët, sytë dhe përkushtimin e Bashkisë së Tiranës dhe timin personalisht”, shtoi Basha.