E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet numri i divorceve 25 me shume se me pare

Nga statistikat e Gjykatës së Vlorës, jepen shifra alarmante përsa i përket numrit të kërkesave për divorc që prezantohen në gjykatën e Vlorës.

Në 10 muajt e këtij viti, kërkesat për divorc janë më të larta se ato në vitin 2010, duke arritur në 25% më shumë se një vit më parë.

Nga të dhënat e kancelares së Gjykatës së Vlorës, janë gjykuar në total 232 çështje divorci, mes të cilave 143 kanë përfunduar gjykimin gjatë kësaj periudhe.

Janë pushuar 39 çështje, një rast ka pasur kthim aktesh dhe vetëm një çift është pajtuar në gjykatë duke hedhur poshtë kërkesën për divorc.

Gjate gjithë vitit 2010, janë prezantuar në gjykatë në total 214 çështje divorci.

Arsyet që jepen për divorc janë mosnjohje mes çiftit për shkak të mblesërisë që i ka çuar në martesë, tradhtia bashkëshortore, si dhe emigracioni.

Ndërsa pasojat sociale janë edhe më problematike se shifrat, pasi janë fëmijët që në shumicën e rasteve kalojnë dhe përjetojnë keq problemet e ndarjes së prindërve, duke dhënë pasoja dhe trauma te fëmija.

Vlora po vuan këto vitet e fundit një rritje te numrit të divorceve, ndërsa në vitin 2011 janë 232 çifte që presin të ndahen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›