Rama: Kryefjalë e programit të PS, ekonomia. Berisha e rrënoi
Kreu i Partisë socialiste, Edi Rama e ka nisur mbledhjen e grupit parlamentar ditën e sotme duke akuzuar qeverinë aktuale për nivelin ku e ka katandisur ekonominë e vendit, ndërsa ka parashtruar edhe programin që PS do të ndjekë në këta 10 muaj që kanë mbetur nga zgjedhjet e ardhme, kryefjalë e të cilit do të jetë pikërisht ekonomia.
Ne në këto 10 muaj nuk do të merremi me monologun, ne do të fokusohemi tek ekonomia dhe do nuk do të mjaftohemi duke treguar sa keq e ka katandisur ekonominë çqeverisja e tyre, por do të tregojmë rilindjen e familjes dhe ekonomisë shqiptare. Zyrtarisht të punësuarit janë po aq sa ishin 7 vjet më parë. Sot gjysma e familjeve që kanë nevojë për ndihmë ekonomike nuk e marrin. Të dhënat e fundit tregojnë se më shumë se gjysma e shqiptarëve jetojnë në varfëri. Humbja e ekonomisë është e rëndë dhe ndërhyrja do të jetë e menjëhershme. Komunikimi me qytetarët është për ti hapur rrugë rilindjes së vendit, asaj rilindjeje që përcakton edhe alternativa jonë dhe programi ynë, sepse vetë zgjedhja e pas 10 muajve është e qartë: ose rrënimi i mëtejshëm ose një rrugë e re , – u shpreh ndër të tjera Rama.
Ndërkohë, lideri i socialistëve ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e opozitës sa i përket heqjes së imunitetit, duke theksuar se socialistët nuk do ta votojnë pa u miratuar më parë ndryshimet kushtetuese.
4 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)
Rama: Kryefjalë e programit të PS, ekonomia. Berisha e rrënoi burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip