E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, sherr mes të rinjsh, 1 i vrarë, 1 i plagosur

Komisariati i Lezhes

LEZHE- Një i vrarë dhe një i plagosur është bilanci i një sherri mes të rinjsh në fshatin Blinisht të Lezhës.

Policia njoftoi se është qëlluar për vdekje, me armë zjarri shtetasi D.B, 17 vjeç, ndërsa ka mbetur i plagosur shoku i tij, V.M, po 17 vjeç.

Të dy janë nga fshati Kallmet i Lezhës.

Ende nuk ka asnjë të dhënë lidhur me shkaqet që kanë çuar në përplasjen me armë me të rinjve, ndërsa po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›