Azilantet bashkiaket nen akuze

Pas akuzave që policia e shtetit ngriti ndaj kryetarit të Bashkisë Koplik dhe kryetarit të komunes Postrribe për shpërdorim detyre, dy drejtuesit vendorë janë mbrojtur duke u shprehur për “Top-Channel” se vërtetimet nuk janë të falsifikuara.
Kryetari i Bashkisë se Koplikut tha se ka lëshuar vërtetime për katër familje të cilat janë në gjak në qytetin e Koplikut dhe se nuk janë vërtetime për azil politik.
“Bashkia Koplik ka nxjerrë disa vërtetime që janë të prokolluara, në bazë të kërkesës së vetë atyre dhe dokumentet tregojnë që janë familje që kanë me të vërtetë problem hasmërie dhe gjaku. Janë rreth 3-4 familje që dihen, por Bashkia dhe strukturat e tjera në Koplik Bashkia Koplik ka nxjerrë disa vërtetime që janë të prokolluara, në bazë të kërkesës së vetë atyre dhe dokumentet tregojnë që janë familje që kanë me të vërtetë problem hasmërie, por në asnjë rast vërtetime për strehim politik
Ramadan Lika
Kryetar i Bashkisë Koplik nuk kanë lëshuar dokumenta për azile politike”, shprehet Ramadan Lika, Kryetari i Bashkisë së Koplikut.
Ndërkohë, kryetari i komunës Postribë thotë se i ka besuar kryepleqve në riciklimin e këtyre vërtetimeve, por nuk pranon t’i quajë dokumente shtetërore për shkak se nuk i ka protokullouar.
“Këto janë vërtetime të lëshuara nga kryetari i Komunës, ndërsa kryeplaku vetëm riciklon vendimet e tij. Nuk ka asnjë vërtetim që të ketë dalë nga drejtimi i komunës, që të jetë protokolluar sipas ligjeve. Nëse ka, ato kanë dalë nga fshati, por nuk kanë vlerë përpara ligjit”, thekson Kryetari i Komunës Postribë, Faz Shabaj.
Sipas policise e cila ka ngitur akuza per te dy kryetaret, vertetime jane falsifikuar per persona te cilet nuk jane ne probleme gjakmarrjeje, per te fituar azil politik ne Belgjike. Pak dite me pare ne tirane drejtori i pergjithshëm i emigracionit te mbreterise belge dha sinjale alarmi se kryesisht shtetas nga veriu i shqiperise me dokumenta te falsifikuara po aplikojne per azil.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Korçë, dënohen tre përdhunuesit e 15-vjeçares
Gjykata e Korçës shpalli pasditen e së martës dënimin për tre përdhunuesit e një 15-vjeçareje në fshatin Starovë të komunës Buçimas, ngjarje e ndodhur rreth një vit më parë. Aksident rrugor në Vlorë, një i plagosur rëndë
Një person është në gjendje kritike për jetën për shkak të një aksidenti të ndodhur të martën në superstradën Vlorë-Novoselë. Prokuroria: 25 vjet burg Bujar Gashit
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 25 vjet heqje lirie për një nga të pandehurit e asaj që e quan si Banda e Durrësit, Bujar Gashin, i gjykuar vecmas 16 te pandhehurve të tjerë. Tragjedia Bulqizë: Gjobë për ACR!
Shpërthimi i gazit të hidrogjenit në minierën e Bulqizës ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të sigurisë teknike nga ana e punëtorëve.
Gjendet i djegur oficeri SHISH
Një oficer i Shërbimit Informativ Shtetëror është gjetur i djegur brenda automjetit të tij në një zonë pak të frekuentuar, në veri të qytetit bregdetar të Durrësit, ndërsa mbeten mister motivet e kësaj ngjarjeje.
Lajmet kryesore
Shkatërrimi i Erzenit, shteti hesht
Specialistët: Katastrofë mjedisore, dëmet të pariparueshme
Tragjedia Bulqizë: Gjobë për ACR!
Paralajmërimi i FMN-së, Kodheli: Qeveria të marrë masa
Obama përkrah veprimet e KFOR-it në veri
Berisha: Shtojmë lehtësirat fiskale