E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Kushtet tona per voten ne Kuvend te njejta me kerkesat e BE

Kreu i PS Do te miratojme propozimet e Topit per BSH dhe KLSH

Partia Socialiste eshte rikthyer dje ne Kuvendin e Shqiperise me nje parathenie te percjelle nga kryetari i saj Edi Rama ne mbledhjen e grupit parlamentar. Ne nje fjale permbledhese per te gjitha problemet qe ka sot vendi por me natyre perkufizuese per punen qe pret deputetet socialiste ai ka zbuluar pergjegjesite qe merr ketej e tutje opozita duke u mbeshtetur kryesisht ne prioritetet e integrimit. Ne sot do te jemi ne Kuvendin e Shqiperise. Do te marrim pjese edhe ne cdo proces votimi per te mbajtur jo vetem me fjale po edhe me vote qendrimet tona. Shqiperia po i afrohet nje tjeter deshtimi te rende pas atij te afro nje viti me pare kur u refuzua nga BE-ja kerkesa per statusin e kandidatit. Ne duhet te bejme cmos cdo gje qe kemi ne ne dore qe ky refuzim te mos perseritet ne tetor edhe pse shanset jane minimale. Puna e grupit tone parlamentar do te fokusohet me ngulm tek 12 prioritetet. Ne do te marrim lidershipin politik te vendit ne ceshtjen kombetare te integrimit europian dhe do te jemi me shume se kurre partia e madhe e shqiptareve per Shqiperine europiane tha Edi Rama. Me pak fjale pakti i kerkuar per reformat kushtetuese apo te tjera jane ne finale nje shprehi e kontekstit te integrimit ku PS-ja po ripozicionohet faktikisht. Me nje heqje dore nga bojkoti dhe kundershtimi apriori i shumices ne bllok selia roze me gjase po i qaset me se shumti nje opozite konkrete ne cdo seance dhe projektligj per te dhene minimalisht mundesine e nje Parlamenti ku realisht perpunohet perspektiva e Shqiperise europiane. Rama ka lene te kuptohet se ne parim kjo sjellje e re e PS-se nuk eshte nje pajtim por nje pozite qe merr ne konsiderate zgjedhjet e 8 majit qe sipas tij kane pervijuar dy hapesira ate te legjitimitetit dhe ate te informalitetit politik. Ne i fituam zgjedhjet e 8 majit ne te gjithe Shqiperine qe paguan taksa qe do shtet e rend ligjor qe do siguri e sherbime nga shteti dhe do ti fitojme zgjedhjet e ardhshme si e vetmja alternative qe mund tu jape shqiptareve Europen. Ne skemi asnje iluzion sepse e dime me mire se kushdo ke kemi perballe cduar te pista zhytur deri ne berryla ne krim e korrupsion e mbajne sot peng Shqiperine me fuqine abuzive te qeverise me te korruptuar ne historine 100-vjecare te shtetit shqiptar cinteresa antikombetare antikushtetuese e teresisht te paligjshme diktojne vendimmarrjen dhe qendrimet e pushtetit personal familjar e klanor te Saliut ndaj opozites ndaj pasurise publike prones private parave te qytetareve shqiptare dhe medias ne Shqiperi vijoi Edi Rama. Qe ketej ai ka vijuar se sa i perket axhendes parlamentare opozita ka ne vemendje disa pika me rendesi te cilat kerkojne nje zgjidhje reale. Kreu socialist nuk ka munguar te nenvizoje voten pro te opozites lidhur me te gjitha propozimet e Presidentit per drejtuesit e rinj te institucioneve kushtetuese qe pritet te mandatohen. Banka e Shqiperise Kontrolli i Larte i Shtetit dhe Avokati i Popullit jane tri prej tyre dhe Rama ketu ka nenvizuar se nuk do te pranohet oferta e shumices per kete te fundit duke e konsideruar si nje manover ndaj Brukselit. Ne vijim ne serine e problemeve qe jane sot pjese e debatit te dites Edi Rama ka derguar edhe dy mesazhe qe kane ngarkesen e vet nje ndaj Presidentit te Republikes Bamir Topi dhe nje ndaj Prokurores se Pergjithshme Ina Rama. shte dita per ta perseritur edhe njehere apelin e opozites per Prokuroren e Pergjithshme qe te beje detyren e saj te mos lejoje venien e kapakut te drejtesise mbi krimet shteterore korrupsionin qeveritar abuzimet e kujtdo qofte jo vetem djathtas por edhe majtas. E falenderoj Presidentin per mesazhin e djeshem drejtuar te gjitha partive parlamentare dhe duke e siguruar per vetedijen tone te plote kombetare e qytetare ne kete udhekryq dramatik per vendin si edhe per angazhimin tone pa rezerva per nje proces demokratik te mbeshtetur nga te gjitha forcat perparimtare ne kete vend i bej perseri thirrje te mos mjaftohet me kaq eshte shprehur kreu i PS-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›