E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët: Protestë deri në marrëveshje me ACR

BULQIZE- Proteste deri ne nenshkrimin e  marreveshjes per plotesimin e kerkesave te tyre. Kete kane perseritur edhe sot minatoret e Bulqizes, ne protesten e radhes para ambienteve te ACR-se.

Paraditen e sotme nje perfaqesi minatoresh jane takuar me kryebashkiakun e Bulqizës, në lidhje me deklaratat që ai ka bërë më herët.  Roland Keta, është shprehur se kompania ACR ka plotësuar kërkesat kryesore ekonomike të minatorëve.

Dyshoj se refuzimi për arritjen e një marrëveshjeje dhe nënshkrimin e saj nga të dyja palët pa paragjykime, mund të ketë edhe prapavijë politike, që nuk i shërben zgjidhjes së problemit, përkundrazi e vështirëson edhe shumë më tepër atë, ka deklaruar ai.

Gjate takimit minatoret kane bere serish apel per klasen politike qe te vijne e t’i takojne e keshtu te njihen nga afer me kushtet e punes dhe me kerkesat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›