Mazhoranca Te gatshem te ndryshojme sistemin aktual zgjedhor
Mazhoranca ne vend duket se synon ne kete sesion parlamentar qe te beje ndryshime per sa i perket llojit te sistemit elektoral qe aplikohet aktualisht ne vend. Kjo duket se vjen si nevoje e Partise Demokratike per te kenaqur aleatet e saj me te cilet po qeveris suksesshem duke nisur nga viti 2005. Kjo u kuptua nga fjala qe mbajti Kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e pare te grupit parlamentar te PD-se. Ai la te kuptohej se sistemi zgjedhor nuk do te ndryshonte nga proporcionali por sipas kerkesave te partive te vogla ai mund te kthehej ne proporcional kombetar. Sistemi proporcional i cili eshte sistemi me perfaqesues po shkon duke fituar gjithnje e me shume terren ne te drejten elektorale europiane dhe boterore. Ne kete kontekst mendoj se vertet kemi te bejme me mundesine e permiresimeve ndoshta edhe nga ato te cilat i kane ngritur me te drejte partite e spektrit te mazhorances apo opozites deklaroi Berisha duke lene te kuptohej se kjo kerkese e artikuluar nga aleatet e tij si Ilir Meta apo Fatmir Mediu mund te merrej parasysh. Por si ngjarjen me te rendesishme ne mbledhje kreu i qeverise trajtoi pikerisht edhe deklaratat per rikthimin e Partise Socialiste ne Parlament. Ndonese Berisha nuk i kurseu kritikat per sa i perket mungeses se gjate te opozites shqiptare ne Parlament ai perseri theksoi se ishte e udhes qe palet te nisnin punen per te arritur edhe integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian. Ne urojme qe rruga e vetmise rruga pa krye apo rruga e renies se murit me koke te braktiset perfundimisht. Ne jemi te gatshem absolutisht qe ne fryme dhe ne respekt te plote te ligjeve dhe te Kushtetutes se vendit te frymes se reformave qe ne ndermarrim te konsiderojme me seriozitetin me te madh kontributin e opozites theksoi Berisha duke shtuar se ishte e udhes gjithashtu qe cdo propozim i opozites te merrej parasysh. Ne kuader te bashkepunimit dhe besimit reciprok te paleve Berisha theksoi se do te ishte mire qe opozita te shikonte mundesine e miratimit te ligjit per kufizimin e mandatit te deputeteve.