Spahiu: Integrimi të mos arrihet me anë të shitblerjave
Aleanca Kuqezi ka shprehur qëndrimin se Shqipëria duket të integrohet në Bashkimin Evropian me dinjitet dhe jo me anë të shit-blerjeve. Në një takim të AK-së, Kreshnik Spahiu tha se Shqipëria duhet të vendosë një vijat e kuqe mbi të cilat nuk mund të negociohet me asnjë palë të jashtme, qoftë edhe për integrimin në BE.
Është më e rëndësishëm Evropa dhe SHBA se sa Athina. Sot më shumë se kurrë duhet të kemi të qartë më shumë se kurrë se çfarë negociohet dhe çfarë nuk negociohet, tha Spahiu. Ai akuzoi Greqinë se edhe pse në krizë të rëndë ekonomike po kërkon të blejë shqiptarët.
Si mundet një shtet që ka hyrë në borxh me të gjithë Evropën kërkon të hyjë në borxh edhe me shqiptarët, shtoi ai. Spahiu kërkoi që pavarësisht presionit të Athinës, shteti shqiptar duhet të mbrojë çështjen kombëtare duke kërkuar në këtë mënyrë mos realizimin e regjistrimi të popullsisë mbi bazë feje dhe etnie.
Integrimi ynë duhet të kalojë vetëm mes Brukselit, ne jemi për kompromis, por ne nuk duam pazar. Vendi të plotësojë 12 rekomandimet, të plotësohen ato dhe të mos shpiket rekomandimi i 13-të, regjistrimi, që është tekë e Athinës, tha ndër të tjera kreu i AK-së.