Biznesi Amnisti fiskale

Gjate mbledhjes se Asamblese se Pergjithshme ne prani edhe te Ministrit te Ekonomise Ilir Meta kryetari i kesaj dhome Nikolin Jaka ka kerkuar nga qeveria amnisti fiskale dhe legalizim te aseteve.
Kerkojme amnisti fiskale dhe legalizim te aseteve si nje hap i rendesishem per formalizimin e ekonomise si rrugen e vetme dhe te sigurt per ngritjen e burses reale te kuatimit te shoqerive nje platforme lidhur me kredite e keqija dhe parjen e mundesise per ngrirjen e tyre per nje periudhe 12 mujoreshe dhe ato ne rrezik si dhe rimbursim te TVSH-se deklaroi zoti kryetari i Dhomes se Tregetise Nikolin Jaka.
Dhoma e Tregetise gjithashtu kerkoi nga qeveria zgjidhje imediate te problemeve qe kane sipermarrjet e transportit urban.
Rimbursimi i kesaj sipermarrjeje per qytetaret qe kategorizohen si udhetare pa lek heqjen e akcizes se karburantit kreditim te TVSH-se ne masen 100 duke e pare si lende te pare per kete biznes afati i licensimit nga 5 ne 10 vjet tha me tej zoti Jaka.
Dhoma e Tregetise ka kerkuar gjithashtu futjen e skemes se TVSH-se per qarkullimin tregetar.
Meta me investitoret e huaj Prioritet i qeverise investimet ne energjetike
Ministri i Ekonomise Ilir Meta gjate nje takimi me perfaqesues te huaj biznesesh te cilet operojne ne Shqiperi ka vleresuar rendesine e tyre per zhvillimin dhe modernizimin e ekonomise shqiptare. Meta tha se qeveria eshte shume e prirur te mbeshtese te gjithe investitoret e huaj sidomos ata qe duan te investojne ne fushen e energjise.
Do pershpejtojme investimet qe gjenerojne energji ne Shqiperi ne sherbim te zhvillimit te bizneseve industrive te ndryshme por dhe per ta kthyer Shqiperine ne nje eksportues kryesor energjie ndaj ndertimi i linjes se interkonjeksionit permes detit me Italine eshte prioritet madhor pasi do pershpejtoje investimet qe synojne rritjen e sasise se energjise te prodhuar ne vend tha ministri Meta.
Meta ftoi investitoret e huaj qe ne baze te experiencave te vendeve nga te cilet vijne te bejne propozimet e tyre per permiresimin e legjislacionit shqiptar per fushat per te cilet ata jane te interesuar.