Rama: Kutitë e votimit do hapen

Kreu i PS-së, Edi Rama po mban një konferencë për shtyp pas takimit në Strasburg.
Ai nënvizoi progresin që ka bërë çështja e opozitës duke u shtruar për zgjidhje në tryezën më të rëndësishme në nivel ndërkombëtar dhe u shpreh i sigurt se kutitë e votimit do hapen. "Falë sakrificës së grevës, ne sot jemi besimplotë duke u nisur nga fakti që kutitë do hapen. Mbetet për të diskutuar dhe zgjidhur se si do procedohet konkretisht. Tani është e qartë se të gjitha Ruzhdiet e Shqipërisë nuk do mbeten në errësirën e kutive të mbyllura. Hetimi parlamentar do ketë akses të plotë dhe mundësinë që të hedhë dritë mbi gjithçka që ka të bëjë me mekanizmin e Ruzhdies", u shpreh Rama.
Kryesocialisti Rama pohoi se zgjidhja nuk do vonojë. "Palët nuk duhet të luajnë e ka kush e ka në kushtet kur është vendosur një afat ultimativ për t'i dhënë zgjidhje krizës që thellohet çdo ditë. Kjo zgjidhje lidhet me domosdoshmërinë që procesi demokratik të hyjë në një fazë më normale dhe proceset e integrimit të mos kërcënohen nga rreziku i bllokimit", tha Rama.
"Ora News" po transmeton direkt konferencën.