E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Legalizimi i banesave zhbllokon kapitalin dhe te nxjerr nga varferia

Legalizimi i banesave dhe marrja e tapive, për kryesocialistin Rama janë një system për të dalë nga vërfëria. Ai shpjegoi konceptin e tij gjatë një këndi fjale që zhvilloi në ish-fushën e aviocionit në kryeqytet.

Nuk është vetëm çështje tapish! Për kryesocialistin, legalizimi i banesave zhbllokon kreditë dhe të nxjerr nga varfëria. 

Kujt i kërkon që të mbrojë votën, Rama i tha se nuk ka fuqi të mbinatyrshme.

Gjatë këndit të fjalës që zhvilloi në ish-fushën e aviacionit në Tiranë, Rama mbrojti deputeten e tij Vasilika Hysi, nga një qytetar që u ankua për distancën mes të zgjedhurve dhe elektoratit. 
Replikën e një qytetareje tjetër në mbrojtje të deputetëve socialistë, Rama e quajti të tepërt. Ndaj e stopoi atë, pa u shqetësuar se armiqtë – sic tha – I janë qepur për sjelljen e tij.

Kreu i PS-së përsëriti akuzat ndaj sistemit universitar, të cilin e krahasoi me atë të fajdeve në vitin 1997.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›