E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta Nuk ndryshoj koalicion nese e majta humbet zgjedhjet

Kreu i LSI-së Ilir Meta theksoi gjatë një takimi në Universitetin Europian të Tiranës se nuk ka ndërmed të braktisë përsëri të majtën nëse koalicioni me Ramën humbet zgjedhjet. Ai gjithashtu foli për modelin ekonomik që propozon LSI për vendin.

E quajti të pamoralshme! Për këtë, Ilir Meta konfirmoi se nuk do të ndryshojë koalicion, nëse e majta humbet zgjedhjet. 

Gjatë një takimi me studentë dhe profesorë të Universitetit Europian të Tiranës, kreu i LSI-së theksoi se taksat mbi të pasurit mund të rezultojnë negative. Ndërsa për të dalë nga situate aktuale ekonomike, shtoi se rritja e borxhit është e nevojshme.

Sipas Metës, Shqipërisë i duhet një model i ri ekonomik, i bazuar mbi rritjen e eksportit dhe të punësimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›