Berisha ne Burrel I dhate kombit ndertuesin e shtetit te lire shqiptar
Kryeministri Sali Berisha ishte në Burrel, ku foli për mbretin dhe atë që e quajti përpjekje të Ramës për të rilindur bllokmenët. Kryetari i qeverisë numëroi gjithçka qeveria ka bërë këto 8 vite, duke premtuar për mandatin e tretë Shqipërinë e zhvilluar europiane dhe me viza të liberalizuara me Amerikën. Në Bulqizë kryeministri Berisha premtoi përmirësimin e kushteve të minierës dhe uljen e moshës së daljes në pension të minatorëve në 55 vjeç.
E ndjeu se matianëve mund t’u drejtohej edhe më ballëhapur në këtë fushatë zgjedhore. Në vendlindjen e mbretit mund të flasë më shumë për të, por pas 100 vjetorit të pavarësisë edhe si i çliruar nga një premtim
“I dhatë kombit mbretin e parë të shqiptarëve, ndërtuesin e shtetit të lirë shqiptar, burrin që konsolidoi pavarësinë e shqipërisë dje i dha asaj orientimin perendimor. Shqiptarët do t’i mbeten mbretit Zog birit tuaj të shquar, por dhe të mbarë kombit mirënjohës për jetë të jetëve. Në 100 vjetorin e pavarësisë ai u rikthye në dheun e tij për të pushuar përjetësisht midis shqiptarëve në zemrat dhe mendjen e tyre”.
Pas mbretërisë Shqipërinë e morën në dorë komunistët, thënë kjo nga ana e kreut të së djathtës si një arsye më shumë se pse më 23 qershor nuk duhet votuar Partia Socialiste.
“A e meritoni ju bllokimin? Kanë vetëm një shpjegim ai përpioqet më cdo kusht të rikthejë neobllokmenët se po luftojnë për të rivendosur në piedestal rilindasit, sepse shqiptarët i kanë në zemër e shpirt, ata po luftojnë për të kthyer në piedestal siç po shprehet vete ai gjykatat popullore. Dje u premtonte mësuesve gjyqet publike. Pyetini kur te vijë këtu, sa e pagove bileten për autobusin mavi dhe ku i more ato para për të hyrë në klubin e miliarderëve, pastaj votoni në vullnetin tuaj të lirë”.
Kryeministri numëroi çdo gjë që qeveria në 8 vite ka bërë për këtë qark, ndër të tjera bizneset tha se janë dyfishuar, po ndërtohen mbi 80 hec, me 5000 vende pune. Infrastruktura ende nuk është mbyllur.
Matematika e mashtrimit thotë se në Shqipëri janë ndërtuar e rindërtuar 1500 km rrugë, vetëm FSHZH me 320 mln dollarë ka ndërtuar 1520km rrugë. Por fondi i zhvillimit të rajoneve i cili ndërton jo rrugët rurale, por të fshatrave e qyteteve tona, ka patur një buxhet tre herë më të madh se FSHZH. Ministria e punëve publike me buxhet dhjetë herë më të madh se FSHZH.
Zopti Rama pasi i mësoi këto shfira, i tronditur në autobusin e tij mavi deklaroi se e shihni sa shumë para ka prishur qeveria në rrugë, ku janë rrugët. Zotëri autobusi yt me xham të zi nuk të lë të shohësh asgjë”.
Edhe në Bulqizë ku foli për pikën e tyre të dobët, i vetëdijshëm që nuk është bërë aq sa duhet për minierën, nga ku premtoi se do të ulë moshën e daljes në pension të minatorëve në 55 vjeç.
Berisha akuzoi Partinë Socialiste si alternativën e bllokimit. Sipas tij Rama flet me të njëjtën gjuhë edhe për nismën që demokratët shapllën në fushatë: liberalizimin e vizave me Amerikën.