Rama: Lidhja me nxjerrjen e studentëve nga konviktet, fabrikim i atyre që kanë vulosur ngjarjet më të zeza në vend

Lidhja e strehimit paraprak të afganëve me nxjerrjen e studentëve nga konviktet, sipas kryeministrit Edi Rama, është një debat i fabrikuar nga ata që, sipas tij, kanë vulosur ngjarjet më të zeza dhe shpifjet më të ulëta në vend.
“Lidhja e strehimit paraprak të afganëve që janë si ne 30 vjet më parë, me gjoja nxjerrjen e studentëve nga konviktet, është fabrikim i të njëjtës dorë që prej 30 vjetësh ka vulosur ngjarjet më të zeza, e prodhuar shpifjet më të ulëta në këtë vend! Ajo dorë është TurpiiShqiptarisë”, shkruan Rama.