Rama: Lindita Nikolli, e vetmja rrugë për komunitetin

Partia Socialiste ka prezantuar sot kandidaten për njësinë bashkiake numër 1 në kryeqytet Lindita Nikollin.
Në fjalën e tij kryesocialisti Edi Rama theksoi se Lindita Nikolli është e vetmja rrugë për komunitetin e kësaj minibashkie.
“Lindita është Tirana që duam, qytetaria e saj e bën këtë komunitet të ndihet shumë më mirë se më parë. Dera e saj e hapur për këdo pavarësisht moshës e bën një investim të sigurtë votën tuaj” theksoi Rama duke shtuar se premtimi i PS-së është për më shumë punë për komunitetin.
Gjithashtu kryesocialisti Rama akuzoi kryeministrin dhe kreun e mazhorancës, Sali Berisha se ashtu siç po mban peng zhvillimin e Shqipërisë, kërkon të mbajë peng edhe Tiranën.
“Berisha kërkon të marrë peng Tiranën, ashtu sic ka bërë me gjithë Shqipërinë”, u shpreh Rama.