Pique: Nuk e siguruam titullin por kemi bërë hapa përpara
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka deklaruar se Blaugranët kanë bërë një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes së titullit në La Liga, pas zgjerimit të avantazhit me Realin në tetë pikë.
“Ne kemi bërë një hap të rëndësishëm. Tetë pikë janë shumë, por ne ende nuk e kemi siguruar titullin”.
“Ndaj kujtdo qe luajmë ne mbajmë këtë nivel. Ne duhet të jemi krenarë me lojën tonë. Ne të gjithë jemi shumë mirë dhe nuk vërejmë dobësitë në rast të mungesës së lojtarëve”, ka thënë Pique.