Ultimatumi gjerman: Veto mbi Greqinë nëse nuk përmbush kushtet e shpëtimit
Gjermani- Gjermani do të bllokojë çdo ndihmë të re për Greqinë nëse Athina nuk përmbush plotësisht kushtet e mëparshme të paketës së shpëtimit, një ligjvënës i lartë tha të dielën.
Nënkryetari i bllokut parlamentar të konservatorëve të kancelares Angela Merkel, Michael Fuschs tha për të përditshmën e biznesit ‘Handelsblatt’ se Berlini ishte gati të përdorte veton e tij nëse do të ishte i pakënaqur mbi opinionin që do të thotë trojka e kreditorëve për situatën në Greqi.
‘Edhe nëse gota është gjysmë plot kjo s’sështë e mjaftueshme për një ndihmë të re’,-tha ai në një intervistë që doli të hënën në gazetë duke nënvizuar se Gjermania nuk do të pajtohej me këtë gjendje.
Gjermania, ekonomia më e madhe në Evropë, po pret nga partnerët e Eurozonës raportin e inspektorëve të Bashkimit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, të ashtuquajtur trojka për Greqinë.
Verdikti i tyre pritet të dalë në mes të shtatorit dhe do të përcaktojë nëse Athina duhet të marrë këstin e ardhshëm prej 31.5 miliardë eurosh nga fondet e shpëtimit. Zoti Fusch tha po ashtu se edhe nëse vendet e tjera të Eurozonës bëjnë thirrje për lirimin e fondeve pas raportit ‘Gjermania do të përdorë veton e saj’ nëse Greqia s’ka përmbushur kërkesat. Ai tha se Gjermania ka arritur kufijtë e saj të durimit sakaq ata po presin trojkën para se të marrin një vendim përfundimtar.
Dorina Bilbili/IDEA/