Rama: Mandatet e deputetëve nuk do të digjen
"Që në krye të herës ne kemi qenë të gatshëm për dialog duke pranuar që hetimi i zgjedhjeve është një parakusht për të garantuar cilësinë e tyre në të ardhmen", u shpreh ai. Pyetjes se ç'pret nga tryeza e Presidentit, kur kreu i Shtetit ka deklaruar se hapja e kutive është e paligjshme, kryesocialisti Rama u përgjigj se "në rast se kjo është e vërtetë, pak rëndësi ka për ne, sepse besojmë që hapja e kutive është një e dretjë kushtetuese për transparencën e popullit shqiptar dhe një e drejtë ligjore e Parlamentit për të hetuar një çështje të veçantë. Duke u ndalur tek mandatet e deputetëve të PS-së ai u shpreh edhe njëherë se "ato janë mandatet e popullit opozitar dhe as nuk do të digjen, as nuk transformohen për të shkatërruar PS-së, që është sot garante e vullnetit demokratik të shqiptarëve".