Ekzekutohet më armë zjarri ish-atleti Hasan Rakipi
Mësohet se ish-atleti 56-vjeçar merrej akoma me këtë sport, madje pak kohë më parë kishte organizuar edhe një maratonë. Shkaqet mbetet ende mister dhe policia e Tiranës, e cila ka mbërritur në vendngjarje rreth një orë pas vrasjes, ka marrë në pyetje personat që ndodheshin aty pranë dhe pritet të thërrasë edhe familiarët për të dëshmuar në lidhje me ndonjë konflikt të mundshëm të viktimës me persona të tjerë.Gjithashtu uniformat blu kanë shpallur në kërkim autorin dhe kanë ngritur postblloqe në të gjithë zonën. Sipas të dhënave zyrtare të policisë, ish-atleti ka qenë më lokal së bashku me disa miq dhe pasi ka dalë, është ulur në sediljen e parë të makinës së tij, ku është qëlluar me armë zjarri.