E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Mandatin e parë, përfundon reforma e tokës. Asnjë votë për Arben Malajn

VLORË- Kreu i PS-së Edi Rama gjatë këndit të fjalës së organizuar me banorë të fshatit Llakatund të Vlorës, premtoi se brenda 2 viteve të para të mandatit qeverisës do të përfundojë reformën e plotë të tokës, duke i dhënë certifikatën e pronësi cdo pronari.

Rama premtoi se PS me ardhjen në pushtet do të kthejë deputet në punë, për të dëgjuar hallet e cdo shqiptari në mënyrë që ti jepet zgjidhje problemeve.

“Do japim pronësinë, do bëjmë transparence të plotë me pronën posacërisht ne bregdet. Brenda 2 vite të para të mandatit qeverisës do të përfundojmë reformën e plotë të tokës, duke iu dhënë certifikatën e pronës në dorë. Marrja e tokës nga familjet e pafuqishme të fshatit që trajtohen si të ishin bujkrobër nga disa kryetarë komunash dhe kalimi i tokës për hesapet e tyre tek të afërm tek miq partie biznesmenë, me ca kontrata skandaloze në dëm të zhvillimit nuk do të tolerohet. Ky katër vjecar do të jetë kthimi i deputetëve në unë për të trajtuar këto probleme”, tha Rama 

Kryesocialisti Rama sulmoi kryeministri Berisha se i largohet përgjegjësisë për dështimet duke i faturuar fajin opozitës.

“Saliu thonte nuk ka ujë ku qeverisën socialistet ata e kanë fajin, mori angazhim në 2005, kur i tregonte duart shqiptarëve shikoni sa të pastra i kam, me jepni të drejtën të udhëheq, tani thotë e kanë fajin kryetarët e Bashkive dhe të Komunave. Po në Shkodër dhe Kukës që janë kryetar bashkie demokrat ata e kanë fajin. Po në Peshkopi ai e ka fajin. Kjo është mënyrë e ulët për ti ikur përgjegjësive. Për mua tek uji ndahet mesjeta nga qytetërimi modern. Në Orikum janë rishfaqur zonat malarike, mesjetë është kjo. Ne do e mundim këtë errësirë. Qoftë nga mungesa ujit e dritave apo e shtetit”, theksoi Rama. 

Duke komentuar kandidimin e Arben Malaj si i pavarur në qarkun e Vlorës, Rama tha se vota nuk është cështje miqësie por investim për familjen e gjithsecilit, ndaj i bëri thirrje banorëve të Llakatundit që ta dëgjojnë alternativën e tij, por të votojnë PS si e vetmja alternative per zgjidhjen e problemeve të tyre.  

“Votat kanë vlerë vetëm kur janë në numrin e PS, Arben Malaj ta keni mik dhe ta mbani, t’ia hapni derën e shtëpisë dhe ta kuptojë se vota nuk është cështje miqësie, por investim për familjen tuaj. Thoni Arbenit të dëgjuam,voto PS. Asnjë kokërr vote për Arben Malaj, nuk ka rrugë tjetër për të zgjidhur problemet vetëm PS”, tha Rama. 

Lideri i opozitës premtoi se nga 300 mijë vende pune, të premtuara për punësim, programi i PS synon krijimin e 150 mijë vendeve të reja punësimi në fshat.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›