Rama: 2 vitet e para të mandatit, përfundon reforma e tokës
VLORË- Kreu i PS-së Edi Rama gjatë këndit të fjalës së organizuar me banorë të fshatit Llakatund të Vlorës, premtoi se brenda 2 viteve të para të mandatit qeverisës do të përfundojë reformën e plotë të tokës, duke i dhënë certifikatën e pronësi cdo pronari.
Rama premtoi se PS me ardhjen në pushtet do të kthejë deputet në punë, për të dëgjuar hallet e cdo shqiptari në mënyrë që ti jepet zgjidhje problemeve.
“Do japim pronësinë, do bëjmë transparence të plotë me pronën posacërisht ne bregdet. Brenda 2 vite të para të mandatit qeverisës do të përfundojmë reformën e plotë të tokës, duke iu dhënë certifikatën e pronës në dorë. Marrja e tokës nga familjet e pafuqishme të fshatit që trajtohen si të ishin bujkrobër nga disa kryetarë komunash dhe kalimi i tokës për hesapet e tyre tek të afërm tek miq partie biznesmenë, me ca kontrata skandaloze në dëm të zhvillimit nuk do të tolerohet. Ky katër vjecar do të jetë kthimi i deputetëve në unë për të trajtuar këto probleme”, tha Rama
Kryesocialisti Rama sulmoi kryeministri Berisha se i largohet përgjegjësisë për dështimet duke i faturuar fajin opozitës.
“Saliu thonte nuk ka ujë ku qeverisën socialistet ata e kanë fajin, mori angazhim në 2005, kur i tregonte duart shqiptarëve shikoni sa të pastra i kam, me jepni të drejtën të udhëheq, tani thotë e kanë fajin kryetarët e Bashkive dhe të Komunave. Po në Shkodër dhe Kukës që janë kryetar bashkie demokrat ata e kanë fajin. Po në Peshkopi ai e ka fajin. Kjo është mënyrë e ulët për ti ikur përgjegjësive. Për mua tek uji ndahet mesjeta nga qytetërimi modern. Në Orikum janë rishfaqur zonat malarike, mesjetë është kjo. Ne do e mundim këtë errësirë. Qoftë nga mungesa ujit e dritave apo e shtetit”, theksoi Rama.
Duke komentuar kandidimin e Arben Malaj si i pavarur në qarkun e Vlorës, Rama tha se vota nuk është cështje miqësie por investim për familjen e gjithsecilit, ndaj i bëri thirrje banorëve të Llakatundit që ta dëgjojnë alternativën e tij, por të votojnë PS.
lajmi vijon...