E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Manifestime deri në transparencën e kutive

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaron se opozita nuk do hyjë në Kuvend deri në plotësimin e kërkesave të saj dhe se pas manifestimit të së shtunës, do ketë përshkallëzime të manifestimeve të opozitës. "Të shtunën, në 10 tetor opozita i bën apel Berishës të kuptojë se opozita nuk hyn në Kuvend pa u plotësuar kërkesa për transparencë të zgjedhjeve të 28 qershorit. Ne do të përshkallëzojmë manifestimet e opozitës", tha Rama. Kreu i PS-së tha se manifestimi i së shtunës është vetëm fillimi i një përpjekje që opozita do ta shtrijë në çdo rrugë, nëse pushteteti nuk bën transparencë me kutitë e votimit.
Kreu i selisë rozë tha se manifestimi i opozitës do të shënojë protestën për t'i dhënë dhënë fund heqjes së njerëzve nga puna për shkak të përkatësive politike.
"Asgjë se ndal opozitën në rrugën e saj për t'i dhënë fund zgjedhjeve të deformuara", përfundoi Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›