Rama Manipulim i rezultatit tronditje per themelet e shtetit

Edi Rama kryetar i Partise Socialiste deklaron se stabiliteti i vendit varet nga vendimi i institucioneve te drejtesise mbi perpjekjet e qeverise per te manipuluar rezultatin e zgjedhjeve ne Tirane. Rama ka theksuar se legjitimi i rezultatit te deformuar me vulen e padrejtesise do te sjelle pasoja negative te gjithanshme per vendin.
Ajo qe po ndodh nuk cenon vetem Saliun dhe kete pushtet te vjedhur qe kerkon te imponoje nje sistem padrejtesie dhe te sundoje permes padrejtesise por cenon imazhin e Shqiperise rrugen e Shqiperise drejte integrimit cenon ardhmerine e cdo familje shqiptare pasi e vendos Shqiperine ne nje pozicion jashtezakonisht te veshtire jo vetem ne raport me vetveten por edhe ne raport me boten mbare e sigurisht ne rast se drejtesia nuk jep drejtesi dhe i gjithe ky manipulim monumental ne syte e te gjitheve legjitimohet permes vules se padrejtesise. Merret vete me mend se si mund te shkojne punet e drejtesise demokracise dhe ekonomise ne kete vend tha lideri i opozites.
Kreu i PS-se duke denoncuar veprimtarine ilegale te KQZ-se per te permbysur rezultatin ne tavoline tha se nga vendimi i Kolegjit Zgjedhor do te shpetonte procesin zgjedhor te 8 majit. Vendimi i Kolegjit eshte i domosdoshem jo vetem per te percaktuar rezultati mbi bazen e rezultati legjitim per Tiranen por edhe per te mos rritur koston per vendi edhe njerezi per nje procesi te dale perfundimisht nga binaret permes vullnetit te mbrapsht qe per fat te keq eshte kryeministri i ketij vendit qe asnjehere nuk ka pranuar rezultatin humbes ashtu si sikur nuk fiton dot pa vjedhur ka nenvizuar lideri i opozites.
Rama ka shtuar se vendosje te drejtesise ne vend po kerkojne te gjithe aktoret asnjanes duke shtuar gjithashtu se vendimi qe duhet te jape Kolegj Zgjedhor eshte i qarte per te gjithe. Kreu i PS-se tha se opozita e pranon kontributin e Komisionit te Venecias lidhur me kete ceshtje dhe mbetet e hapur per cdo kontribut tjeter. Nga ana tjeter ai pergenjeshtroi deklaraten e Berishes se PS nuk ka bere asnje ankimim lidhur me mosrakordimin e numrit te vlerave me ate te votuesve.
Saliu thote pse nuk i kemi ankimuar ne por e verteta eshte se kjo ka marre permasa nderkombetare. Nuk ka mbetur qytetar i ndershem i ketij vendi pa e ngritur zerin per aktin e KQZ-se. Ne e kemi bere publik faktin se i jemi drejtuar prokurorise te nje krimi qe nuk eshte thjeshte administrimi po mirefilli penal. Presim qe prokuroria te veproje per ta zbardhur me themel gjithcka ka ndodhur duke deformuar ne menyre spektakolare vullnetin e qytetareve te Tirane me synimin permbysjen e rezultatit ne tavoline grabitjen e mandatit ne Tirane u shpreh Rama.