Durres ne prag te sezonit turistik dizinfektohet rera

Ndermarrja Komunale e Plazhit prane Bashkise se Durresit ka filluar punen per plugimin dhe dezinfektimin e reres . Ky proces eshte 3 ditor dhe ne perfundimin hapesira e plazhit do te jete e gjitha funksionale ne sherbim qytetareve. Siperfaqja qe po plugohet dhe dizinfektohet arrin deri ne 17 hektare ranishte. Drejtori Ali Karaj ka bere me dije se Ndermarrja komunale e plazhit gjate sezonit turistik do te punoje me intensitet per te siguruar sa me shume pasterti ne zonen e plazhit duke iu pergjigjur ne kohe nevojave te turisteve. Per te shmangur pluhurin rruga e plazhit do te laget cdo dite ndersa mbeturinat do te hiqen disa here gjate dites. Nderkohe mesohet se thellesia e plugimit te reres eshte rreth 35 cm dhe se lenda sperkatese e perdorur eshte e njohur si preparat ciamina ultra. Drejtori i Ndermarrjes Komunale shprehet se pervec siperfaqes prej 17 ha te pluguar qe do te sperkatet do te behet edhe dizinfektimi i gjithe vijes se bregdetit qe eshte afersisht nje ha me shume dhe se e gjithe sasia e dizinfektantit te koncentruar me rreth 4 te perdorur ne tere rajonin e plazhit do te jete rreth 18 mije litra.