Egjipt gjenerali pranon kontrollin e virgjerise tek protestueset

Nje gjeneral ne ushtrine Egjiptiane duke zgjedhur anonimatin ka pranuar per CNN- in se jane kontrolluar per virgjerine te gjitha femrat qe jane arrestuar ne protestat e marsit. Ky eshte pranimi i pare pas nje sere deklaratash mohuese qe i kane bere ketij fakti zyrtar te rangjeve te ndryshme te qeverise Egjiptiane. Tema eshte prekur me pare nga nje raport i Amnisti Internacional i cili eshte publikuar disa dite pas dates 9 mars date kjo ne te cilen jane bere dhe arrestimet me te medha. Ne raport thuhej se femrat e arrestuara jane rrahur jane torturuar ju eshte bere presion se do te akuzoheshin per prostitucion dhe ju eshte bere kontroll virgjerie. Gjenerali qe ka pohuar kete fakt ka mbrojtur dhe idene e kontrollit te virgjerise. Vajzat e arrestuara nuk kishin edukaten e vajzave qe ne rrisim ka thene gjenerali. Keto ishin vajza qe kane qendruar ne cadrat e ngritura bashke me meshkujt. Ne keto cadra ne gjetem alkool dhe droge ka shtuar ai. Gjenerali ka pohuar se testet e virgjerise u bene ne menyre qe keto femra te mos ankoheshin me pas se ishin perdhunuar nga autoritetet egjiptiane.