Tahiri i Rames merr dhe Tiranen, tani me 6 poste Qamil Xhani
Partia Socialiste ka zgjedhur dje kryetarin e deges se kesaj force politike per kryeqytetin. Saimir Tahiri fitoi zgjedhjet me 390 vota kundrejt 153 votave qe mori kandidati tjeter Ilir Zela. Vec posti te kreut te PS ne Tirane, Tahiri mban dhe nje sere postesh te tjera ne seline roze. Ai eshte deputet i Kuvendit, anetar i Kryesise, anetar i Asamblese Kombetare, Drejtues i Fondacionit "Qemal Stafa" dhe Akademise Politike te PS-se. Ne kete menyre Tahiri renditet nder perfaqesuesit e selise roze qe ka me shume funksione ne drejtimin e kesaj partie. Ai u bere pjese zyrtare e strukturave pas vitit 2005 dhe gjate ketyre viteve ka drejtuar mjaft nga nismat e selise roze. Ne moshen 33-vjecare, Tahiri ka arritur te marre drejtimin e nje prej degeve me te rendesishme te PS-se, por edhe te mbaje pese poste te tjera mjaft kyce per politikat e selise roze. Ne fjalimin e tij para votimit Saimir Tahiri u ndal ne hyrjen e tij ne Partine Socialiste dhe rrugen qe i eshte dashur te beje deri ne kandidimin per Tirane. "Fushata e vitit 2005 me gjeti duke trajnuar komisioner neper Tirane, ndersa dita e zgjedhjeve komisioner ne Njesine 5 e me pas duke numeruar vota ne Njesine 5. Ky ishte dhe mesimi im i radhes ne Partine Socialiste. Pas zgjedhjeve, fare rastesisht, ne nje lokal afer Presidences, u takova me Edi Ramen e i thashe cfare beja e me cfare merresha. Me tha, duku e flasim", deklaroi Tahiri duke folur per hyrjen e tij ne PS si vullnetar. Tahiri u shpreh se zgjedhjet per Tiranen duhet te sjellin nje PS me te forte dhe me efektive per te fituar zgjedhjet e 2013-esPas votimit dhe numerimit te votave, proces qe zgjati rreth 3 ore, Tahiri u shpreh se mandati i tij do t'i kushtohet fitores se Partise Socialiste ne zgjedhjet e ardhshme te pergjithshme. "Sido te ishte rezultati ai na ben me te forte dhe me te afte per te perballuar sfiden qe jane zgjedhjet. U premtoj socialisteve qe do bejme maksimumin dhe jam i sigurt qe do fitojme zgjedhjet e ardhshme kurdo qofshin ato", u shpreh dje Tahiri. Nderkohe qe para nisjes se votimit, dy kandidatet kane shpalosur dhe nje here pikat kryesore te platformes se tyre per drejtimin e PS-se se Tiranes. Kandidati Zela ka theksuar rendesine qe ka bashkimi i socialisteve te Tiranes, duke e bere kete qytet nje prej zonave ku fitorja e PS-se duhet te jete e garantuar. "Tirana sot eshte nje simbol bashkimi! Partia Socialiste e Tiranes eshte gjithashtu nje platforme perbashkuese! Eshte detyra jone ta forcojme ate akoma me shume! Ndaj edhe ideja qendrore e platformes sime eshte bashkimi! Bashkimi i te gjithe socialisteve e opozitareve te tjere kryeqytetas ne funksion te fitores se zgjedhjeve te ardhshme!", tha Zela. Gjate fjales se tij, Zela u ndal dhe ne rendesine qe ka gjitheperfshirja e brezave ne Partine Socialiste, per ti dhene asaj me shume larmi. "Mendesia ime eshte perfshirja! Ti punesojme njesoj per te gjithe e me te gjithe! Ndarjet tona le t' i mbesim te shkuares! Objektivi im kryesor eshte fitorja e partise socialiste ne kryeqytet, ndaj do te jem teresisht i angazhuar per t' i bashkuar te gjithe! Une besoj se duke bere kete, mbeshtes me se miri Partine Socialiste ne kete sfide nga e cila kemi pergjegjesine historike te dalim fitimtare!", tha Zela.