E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Mbrojtja jone, ligji

Ne nje kohe kur akuzat nga politika adresuar prokurorise po behen akoma dhe me te mprehta dhe kur dy nga prokuroret qe tentuan te pyesnin Damir Fazllic pak dite me pare u paralajmeruan nga Ministria e Brendshme se do te procedohen penalisht, Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama u ka dhene kurajo vartesve te saj te mos demoralizohen nga presionet dhe te zbatojne vetem ligjin.

Duke qene e kujdeshme ne perzgjedhjen e termave juridike, kryeprokurorja nuk ka qene e drejtperdrejt ne pergjigjet e saj, por ka perdorur shpesh fjalen pavaresi per punen e prokurorise.

Fjale qe vijne vetem tre dite pas kontrollit te inciuar nga Ministria e Drejtesise ne prokurorine e Tiranes dhe vetem pak dite pasi u regjistrua prodedimi penal ndaj biznesmenit serbo boshnjak, Damir Fazllic.

Por pervec kesaj me sa u duk shoqerimi i Prokurores se Pergjithshhme me dy prokuroret e ceshtjes se Gerdecit ne krah, nuk duket te jete i rastesishem, pervecse konfirmon prioritetet e institucionit qendror te akuzes per kete ceshtje.

Ne sallen ku u mblodhen prokuroret kryesore te rretheve, nuk mungoi edhe hetuesi i vdekjes se Kosta Trebickes, por nuk ishin te pranishem prokuroret e ceshtjes se Damir Fazllic.

Por Ina Rama theksoi se ndjekjes penale do t'i nenshtrohet gjithkush qe shkel ligjin, pavaresisht presionit qe po i behet prokurorise dhe se si duhet te mbrohen vartesit e saj.

“Ne kushtet kur kjo veprimtari perplas prokurorine me shkelesit e ligjit apo cenon interesat e subjekteve te ndryshme brenda vendit dhe me gjere, mbrojtja qe ne i ofrojme vetes eshte vetem ligji dhe vetem ligji, te gjithe se bashku kemi zgjedhur te jemi prokurore dhe do te perballojme me vendosmeri cdo pengese qe hasim ne punen tone”, u shpreh Rama.

Edhe pse nuk i ka permendur mediatikisht dosjet me te bujshme qe vartesit e saj kane ne dore, prokurorja e Pergjithshme e tha fjalen e saj si drejtuese duke ju kerkuar prokuroreve te godasin edhe korrupsionin pavaresisht formave dhe strukturave ku shfaqet

"Kerkoj nga ju te hetoni te gjitha format e krimit te organizuar, si dhe krimin financiar dhe format ku shfaqet", tha Rama.   
 
Por prokurorja u beri apel deri edhe institucioneve qeverisesve se Prokuroria e Pergjitshme nuk mundet ta permbushe misonin e vetme.

"Organi i akuzes nuk mundet te punoje i vetem, ketu perfshihen edhe agjencite e tjera te ligjit te ligjt, deri tek organet qeverisese", u shpreh Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›