E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, bllokohet gomonia me shqiptare e kosovare

30 emigrante klandestine, shqiptare dhe kosovare, qe udhetonin ne nje varke jane ndaluar sot nga autoritetet portuale italiane ne brigjet e Garganos.

Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave agjentet e Guardia di Finanza zbuluan vendndodhjen e varkes me vela 13 metra te gjate, perpara se ajo te prekte token.

Sipas burimeve, ne bord ndodheshin tre te rritur, nje grua ne muajin e trete te shtatzanise dhe rreth 20 femije.

Anijet e GDF i kane ardhur ne ndihme varkes. Gruaja shtatzene eshte derguar ne spital per nje kontroll, ndersa nje prej tre te rriturve eshte arrestuar pasi dyshohet te jete skafisti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›