E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Më 16 maj e gjithë Evropa në Tiranë, na duhet fitore popullore për të dhënë mesazhin përfundimtar

TIRANË, 13 prill /ATSH/  Kryeministri dhe njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama foli për takimin e Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet në Tiranë më 16 maj gjatë takimit me shqiptarë në Milano.

Rama u shpreh se, “pikërisht në javën e fitores sonë, në 11 maj të gjithë ne do të votojmë dhe po atë javë në 16 maj e gjithë Evropa, jo BE, gjithë Evropa nga Londra në Ankara, nga Baku në Lisbonë, nga Stokholmi në Athinë, nga Parisi në Kiev, do të zbresë në sheshin “Skënderbej”, të gjithë udhëheqësit e kontinentit. Dhe do të zbresin edhe do futen në një tendë të madhe mu nën vështrimin e Gjergj Kastriotit të gjithë, si kurrë ndonjëherë më parë”.

“Sepse e tillë është Shqipëria sot. Ju në Itali e dini mirë si ishte deri dje të thoshe “albanese” (shqiptar), kurse sot nuk ka italian që nuk thotë “voglio venire in Albania” (dua të vij në Shqipëri)”, tha Rama.

“Dhe ne na duhet një fuqi e madhe, sepse ju thashë nuk na duhet një fitore aritmetike na duhet një fitore popullore për t’i thënë të gjithë atyre që do vijnë atë ditë që populli shqiptar, përtej të majtës dhe të djathtës, pa dallime partiake në një shumicë më të madhe se asnjëherë ka vendosur përfundimisht që atë derën që na keni hapur duhet ta mbani hapur të mbarojmë negociatat dhe të hyjmë në BE”, tha Rama. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›