E Shtunë, 31 Tetor 2026

Videoja Meta-Prifti Prokuroria kërkon ekspertë nga SHBA

TIRANE- Prokuroria shqiptare kërkon ndihmën e ekpertëve të huaj për të vërtetuar origjinalitetin e videos së përgjimit mes Ilir Metës dhe Dritan Priftit që prej disa ditësh kanë turbulluar ujërat politike shqiptare. Përmes një kërkese dërguar Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë i kërkuar kësaj të fundit ndihmë për të vërtetuar autenticitetin e videopërgjimit.

Në një deklaratë për shtyp ambasada e SHBA-së në Tiranë ka theksuar se ditën e premte organi i akuzës i ka dërguar ambasadës një kërkesë për ekspertë të cilët do të kryejnë ekspertizën e videos ku ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i METE-s Ilir Meta shfaqej në një dialog me ish-ministrin Dritan Prifti për disa tendera.

Në deklaratën e ambasadës së SHBA-së në Tiranë thuhet se kërkesa e dërguar nga organi i akuzës është duke u shqyrtuar dhe më pas do të vendoset nëse në Shqipëri do të vijnë ekspertë amerikanë për të vërtetuar autenticitetin e videos.

Ndërkohë prokuroria ka nisur hetimet një ditë pas publikimit të videos në media duke sekuestruar edhe pamjet filmike.

Videoja u dërgua në prokurori nga një prej personazheve të videos, Dritan Prifti.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›