5 raste të reja me A HINI
32 ka arritur numri i pacienteve të infektuar me virusin A H1N1. Lajmin per “Ora News” permes lidhjes telefonike e ka konfirmuar drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Enver Rroshi.
Pesë rastet e reja janë konfirmuar vetëm gjatë të shtunes dhe nga informacionet e siguruara pranë institutit të Shëndetit publik, pacientet e infektuar janë të grupmoshës 15 - 45 vjeç.
Gripi i derrave është një virus që përhapet me anë të ajrit dhe prek rrugët respiratore.Sipas informacioneve të ISHP-së, pacientët e infektuar po marrin ndihmën mjekësore ndërkohë që deri tani nuk kanë pasur komplikime dhe rrezik për jetën. Më të rrezikuarit nga virusi A H1N1 janë gratë shtatezëna dhe fëmijët.