E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pellumbi kunder mosbindjes qytetare Denis Dedej

Anetari i Asamblese se Partise Socialiste, Servet Pellumbi, u shpreh dje se ideja e hedhur per mosbindje civile mund te sjelle deme te shumta per shtetin. Ne lidhje me kete ceshtje, ne nje komunikim per mediat gjate prezantimit te librit te kolanes prej dhjete librash qe ka shkruar midis viteve 2000-2010, ai e paralelizoi mosbindjen civile me situaten ne France, ku pati demtimeve te medha dhe mijera makina te djegura. Nderkohe, per sa i perket ideve te hedhura nga politikane te majte se me 30 prill do te marre fund qeveria, ish-kryetari i Kuvendit, i konsideron naivitet. "Mosbindja qytetare para dy vjetesh ne France brenda nje nate dogji 20 mije makina. Te shtrosh per shembull sic kam degjuar une ne televizor ndonje politikan te se majtes fatkeqesisht qe thote se ne 30 prill merr fund qeveria, ne 30 prill merr fund korrupsioni, eshte naivitet", theksoi Pellumbi. Per sa i perket protestave, ai tha se jane levizje masive, jane pjese e demokracise direkte dhe si te tilla ato kane vleren dhe rendesine e tyre, mbartin mesazhe te rendesishme per ata qe duan te degjojne, qe dine te vleresojne demokracine direkte dhe levizjet masive. Sipas tij, nuk mund te shtrohet ceshtja qe ne nje manifestim, ne nje proteste te permbyset dhe te rrezosh qeverine. "Jemi ne demokraci dhe ne rastin konkret demokracia nderrimin e pushtetit, nderrimin e qeverive, rrotacionin e ben ne baze te votes. Nese do ta besh kete si presion per te shoqeruar kerkesen per zgjedhje te parakohshme, dakord", shtoi me tej profesori i socialisteve. Sipas tij, Partia Socialiste kerkon zgjedhje te parakohshme, sepse nuk qeveriset me ne kete menyre dhe nuk duan te qeverisen ne kete menyre, sepse krizat kete kane. Nje tjeter ceshtje e prekur nga ai kishte te bente me programin e socialisteve. Per te, shtrohet pyetja se pse ajo qe eshte e majte duket sikur ka turp te thote qe eshte e majte. "Sepse nuk i referohet atyre shtresave, kategorive te njerezve, qe jane te majte dhe kerkojne nje program te majte, nga vete gjendja e tyre social-ekonomike. Po te jete se partine e ke parti ne pergjithesi apo rreth nje grupi njerezish dhe pa reference ne hapesirat sociale atehere ajo nuk eshte parti ne kuptimin e vertete te fjales", vijoi me tej Pellumbi. Sipas tij, po te jete se u drejtohesh zgjedhesve, votuesve, dhe jo shtresave qe kane nevoje per programin tend, atehere vetvetiu mos kerko te te votojne dhe mos kerko qe pse nuk me mbeshtesni. Ai tha se mos kerko qe te mbeshtesin, qe te te mbeshtesin duhet t'i mbeshtesesh. Per profesorin e socialisteve, qe te mbeshtesin duhet t'i japesh ato ide qe kerkojne ata, ato zgjidhje qe kerkojne ata, ne radhe te pare, pastaj mund te japesh zgjidhje edhe per te gjithe te tjeret. "Nese ti merr persiper do te punosh per te gjithe, nuk do te punosh vetem per nje kategori qe i ke ne partine tende. Cfare ka ndodhur? Kane mbetur dy parti, te tjerat jane kot sepse nuk perfaqesohen", deklaroi ish-kryetari i Kuvendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›