Rama Me 8 maj qytetaret do te zhbllokojne keshillin bashkiak
Trembedhjete autobuse me kilometrazh zero jane vene qe nga dje ne funksion te linjes urbane Qender-Tufine dhe Qender-Laprake. I pranishem ne kete perurim ka qene kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama i cili nenvizoi vullnetin e tij dhe te subjektit qe perfaqeson per te vijuar me modernizimin e transportit urban i cili eshte nje hap me rendesi ne perpjekjen per modernizim te kryeqytetit. Ne kete kuader kreu i opozites nuk ka munguar qe te kerkoje voten e qytetareve shqiptare per te permbysur raportet vendimmarrese edhe ne Keshillin Bashkiak te Tiranes per te cilin socialistet fajesojne mazhorancen si faktor bllokues ne realizimin e projekteve te medha te bashkise se kryeqytetit. Me 8 maj qytetaret e Kombinatit e te Kinostudios me votat e tyre do te clirojne keshillin bashkiak per te na dhene mundesine qe edhe ate linje te fundit te mbetur pa transformuar ta transformojme e te kemi nje sherbim urban te standardeve te BE tha nder te tjera Edi Rama. Sipas tij po realizohet premtimi per transportin publik ku do te kete 88 korsi per autobuse dhe 54 per bicikleta bashke me realizimin e Tram Tirana. Me te njejtin ton dhe me te njejtat shqetesime eshte shfaqur ai dje ne takime me qytetaret ne njesine bashkiake nr. 3 ku sipas njoftimeve te PS-se ka marre inkurajimin e tyre per punen e bere dhe per vijimin e saj. Po keshtu ne pasdite kandidati i opozites ka qene ne njesine bashkiake nr. 9 ku se bashku me garuesin socialist per kryetar Armond Halebi te cilin ai e ka cilesuar si nje zgjedhje qe i pershtatet dhe permbush kerkesat e komunitetit.
Per te krijuar nje pike takimi konkrete per projektet e infrastruktures te cilat mbeten deri me tani ide per te cilat nuk ka nje fature financiare konkrete dy drejtuesit e bashkise Dritan Agolli dhe Albana Dhimitri prezantuan programin per rindertimin e infrastruktures se kryeqytetit. Unaza e Vogel me gjatesi 2.5 kilometra Unaza e Ndermjetme 4.5 kilometra dhe Unaza e Madhe me gjatesi 20.2 kilometra pa prekur Kopshtin Botanik ishin disa nga pikat kryesore te programit Koha e Veprave te Medha. Sipas tyre prioritet eshte shmangia e makinave nga qendra dhe kalimi i tyre ne Unaze duke sjelle lehtesim te trafikut ne Tirane. Kjo do te jete beteja jone me makinat ne qender do te kalojne vetem Tram Tirana nenvizuan dy drejtuesit e Bashkise se Tiranes. Po keshtu ne kete draft perfshihet edhe ndertimi i dhjete blloqeve te banimit me qellim perballimin e rritjes se popullsise qe se shpejti synon te arrije shifren 1 milion. Per te gjitha keto Dhimitri dhe Agolli nenvizuan se bashkia ka gjetur edhe fondet por per bllokimin e te cilave eshte fajesuar serish qeveria e drejtuar nga Sali Berisha. Nga nje kendveshtrim PS po deshmohet me ambicioze ne projekte perkundrejt kandidatit Lulzim Basha i cili eshte perqendruar te premtimet qe prekin me shume jeten e perditshme ekonomike te qytetareve.