E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi miraton Nishanin si minister. Betohet te Topi

Parlamenti Opozita nuk merr pjese ne votim. Vetem Harasani qendron ne salle

Kuvendi dje ne nje seance te programuar jave me pare se do te ndodhte votoi dekretet e Presidentit Bamir Topi per shkarkimin e Lulzim Bashes dhe emerimin ne kete pozicion te Bujar Nishanit. Ne seancen ku merrnin pjese deputetet e mazhorances dhe ndersa ata te opozites kishin bojkotuar shkarkimi i Lulzim Bashes nga minister i Brendshem mori dy vota kunder nga dy deputete socialiste Arben uko dhe Andis Harasani. Ndersa ne emerimin e Bujar Nishanit si minister i Brendshem kishte serish nje vote kunder ajo e socialistit Andis Harasani qe u largua i fundit nga salla se bashku me deputetet e mazhorances ne salle. Pas ketij vendimi te mazhorances ne Parlament ministri i ri i Brendshem Bujar Nishani u drejtua ne Presidence per te bere edhe ceremonine e betimit si minister perpara kreut te shtetit Bamir Topi. Keshtu ne pranine e Presidentit Topi sekretarit te Pergjithshem te Institucionit te Presidences Aleksander Flloko dhe anetareve te tjere te Kabinetit te Presidentit pas ekzekutimit te himnit kombetar dhe leximit te dekretit perkates te emerimit Bujar Nishani beri betimin. Tashme ne kabinetin Berisha kane ngelur bosh postet e ministrit te Kultures dhe te Turizmit dhe ai i ministrit te Drejtesise post te cilin me pare e mbante ministri i ri i Brendshem Bujar Nishani. Vete Kryeministri Berisha preferoi qe perpara zgjedhjeve lokale te 8 majit te zevendesonte vetem ministrin e Brendshem dhe te linte ende vakant postin e ministrit te Kultures dhe Turizmit i cili mbahej nga kandidati i mazhorances per Bashkine e Durresit Ferdinant Xhaferraj. Duket se vetem zevendesimi i ministrit te Brendshem eshte bere per arsye emergjente te cilat lidhen edhe me rolin e madh qe ka kjo ministri ne procesin zgjedhor. Nga ana tjeter ndryshimet e ardhshme ne kabinet pritet te behen pas zgjedhjeve lokale te 8 majit ku rezultati i PD-se dhe aleateve te saj ne kete proces do te diktoje edhe emrat e rinj qe do te vijne ne keto poste te rendesishme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›