Rama: Me Nasufin në Berat, rikthim në indetitet
Partia Socialiste ka çelur sot pasdite fushatën elektorale në Berat, ku ka prezantuar kandidatin e “Aleancës për të Ardhmen” Fadil Nasufin. Në fjalën e tij, kreu i PS-së deklaroi se buxheti i qeverisë për Beratin është mjaftë i ulët dhe për këtë arsye, Berati duhet të kthehet në një pikë referimi, pasi është lënë në indiferencën e pushtetit.
“Të gjithë ju e keni parë sesi dora e nje njeriu apasionat e ka transformuar një shtëpi këtu hapur, në një hotel te klasit të parë. Ai është një shembull se si mund të vihet për çdo shtëpi beratase, ku me mbështetjen e qeverisë dhe me vizionin që ka Bashkia, mund të kryhet një transformim të tillë, dhe që të kthehet ky qytet në një pikë referimi, duke u vazhduar tek vlerat e mëdha tek dora e njeriut. Shikoni lumim e Beratit e cila është një pasuri e lënë në duart e fatit dhe është kthyer në një burim fatkeqësish duke dëmtuar ekonominë familjare dhe të qytetit. Ndërkohë që ky lum, nëpërmjet një projekti mund dhe do të kthehet në një burim të terheqjes së vizitorëve dhe të rritjes ekonomike të qarkut të Beratit”.
Ndër të tjera, shefi i opozitës kërkoi vëmëndje për qytetin, ndërsa theksoi se me ndihmën e kandidatit Nasufi, Beratit do ti kthehen vlerat, sikurse do të ketë dhe një rritje ekonomike.