Mot i paqëndrueshëm deri në fundjavë

Moti i paqëndrueshëm, i shoqëruar me reshje shiu në zonat malore të vendit, do të vazhdojë të jetë i pranishëm deri në fundjavë. Sipas specialistëve të Institutit Metoalb, rënia e menjëhershme e temperaturave, ka bërë që të rikthehen reshjet e dëborës në zona të caktuara të Shqipërisë. Kjo sipas tyre, ka ardhur si pasojë e masave të ftohta që kanë ardhur nga verilindja e Evropës.
E ndërsa për sa i përket parashikimit të javës në vazhdim, sipas specialistëve të Metoalbit, pritet të kemi një mot të kthjellët i cili do të shoqërohet me një rritje të ndjeshme të temperaturave në të gjithë territorin e Shqipërisë.