Rama: Me barazi gjinore, drejt Evropes
Denis Dedej
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, pervec urimit drejtuar grave shqiptare, ka vene ne dukje gjithashtu pabarazine e theksuar te kesaj shtrese ne shoqerine shqiptare. Kryesocialisti gjate nje aktiviteti te zhvilluar, me mbi 400 gra te Forumit te Gruas Socialiste te Tiranes, ka nenvizuar domosdoshmerine per barazine e gruas, e cila sipas tij do te na dergoje drejt perendimit. "Dora qe tund djepin, eshte dora qe mund te ndryshoje boten. Nje Shqiperi me burra dhe gra te barabarte ne te gjitha drejtimet, do te na coje drejt Evropes", deklaroi Rama, perpara grave socialiste. Lideri socialist gjate fjales se mbajtur ka paraqitur dhe disa nga idete e programit te ri qeverises. "Ne Shqiperine tone te shekullit te 21-te, ne vitin 2009, jane mbi 50 % grate shqiptare qe kur behen nena, nuk e perfitojne lejen e barrelindjes, se nuk jane mbuluar nga sigurimet. Per kete arsye, detyrohen ta braktisin foshnjen qysh ne fillim, per t'u rikthyer ne punen e zeze, apo ne aren ku duhet te ndjekin parmenden per shkak te varferise", vuri ne dukje Rama. Nisur nga ky fakt, ai perseriti premtimin e tij se pas 28 qershorit, asnje nene shqiptare, ne asnje qender apo periferi te vendit, ne asnje fushe apo mal, nuk do ta leme qe per shkak te varferise, te lere foshnjen, por do ta mbajme prane foshnjes, duke ia mbuluar perfitimin nga barrelindja. "Ky eshte minimumi qe nje shoqeri e vetedijshme, mund te beje. Minimumi qe ne do te bejme ne drejtim te rruges tone, per te garantuar mundesi te barabarta, mes te gjithe qytetareve dhe qytetareve, qofshin burra e qofshin gra, qofshin djem qofshin vajza, qofshin ne qytet qofshin ne fshat, qofshin ne Veri qofshin ne Jug, qofshin te rinj apo qofshin te reja", theksoi kryetari i Partise Socialiste. Sipas tij, Shqiperia e grave dhe e femijeve, eshte me e dhunuar sot se 4 vjet me pare. "Shtimi i rasteve te dhunes ndaj tyre ka rezultuar gjithmone e me tragjikisht, me raste ne rritje te marrjes se jetes", evidentoi Rama. Ai nenvizoi se nga njera ane, ka nje paaftesi qe lidhet dhe me mungesen e vetedijesimit te rasteve te dhunes, ne familje nga ana e shtetit dhe nga ana tjeter ka nje mungese te theksuar drejtimi per t'i trajtuar ashtu sic duhet te gjitha keto raste. "Jane te shumta rastet qe lidhen me gra qe sot jane prapa hekurave, per shkak te veprimeve ekstreme ndaj burrave agresore dhe ashtu si kunder jane fatkeqesisht jo te pakta rastet, kur agresoret qe kane vrare gruan apo vajzen jane liruar pas pak kohesh, nen pretekstin e gjendjes depresive", tha lideri i PS. Ai e konsideron detyrim qe elementet ekstrem apo elementet e provueshem te dhunes ne familje, t'i bejme pjese te krimeve penale. "Pa ndryshuar radikalisht ne treguesit statistikore te pjesemarrjes se grave, jo thjesht dhe vetem ne politike, por ne sistemin ekzekutiv te ketij vendi, nuk mund te kemi as nje pushtet legjislativ me te vetedijshem dhe me funksional dhe as nje pushtet ekzekutiv me te vetedijshem per te garantuar sfiden qe kemi perpara", perfundoi fjalen e tij perpara Forumit te Gruas Socialiste, lideri i partise me te madhe ne opozite, Edi Rama.